Kuçuk: Nuk ka shanse që Brukseli të inkurajojë ndalimin e hyrjes së politikanëve bullgarë në RMV, kthimi i vetos do të ishte gabim i madh

Kthimi i vetos nga Bullgaria në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kuadër të procesit të integrimit evropian do të ishte një gabim i madh, thotë eurodeputeti bullgar dhe raportues për vendin në Parlamentin Evropian në një intervistë për BNR, transmeton Portalb.mk.

“Ky do të ishte një gabim i madh. Vetoja nuk ndikoi në asnjë mënyrë n; marrëdhëniet e mira fqinjësore. Përkundrazi, ky lloj provokimi nisi pak a shumë nga vetoja”, thotë ai.

Lidhur me rrahjen e sekretarit të klubit bullgar “Car Borisi i Tretë”, Hristijan Pendikov, eurodeputeti thotë se është një akt për t’u dënuar, duke theksuar se këtë e kanë treguar edhe institucionet evropiane.

Tensionin që shkaktoi sërish kjo ngjarje në marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit, Kuçuk e cilëson të lartë dhe shton se nuk po zbehet në shumë drejtime.

Në këtë kontekst, eurodeputeti bullgare dhe raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian parashikon një vit joproduktiv në nivel dypalësh.

“Në nivel bilateral do të kemi një vit shumë të stuhishëm, joproduktiv”, pret Kuçuk.

I pyetur se si do të reagojë Brukseli nëse Shkupi i pengon eurodeputetët bullgarë, politikanët dhe përfaqësuesit e publikut të marrin pjesë në ngjarjen lidhur me shënimin e ditëlindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt, Kuçuk është decid:

“Nuk ka mundësi që institucionet evropiane të inkurajojnë këtë sjellje të autoriteteve maqedonase. As Brukseli dhe as Strasburgu nuk mund ta pranojnë këtë si një qasje normale”.

Nga pikëpamja e kujtesës historike, marrëdhëniet e tensionuara mes Shkupit dhe Sofjes nuk janë diçka e re, thekson Kuçuk.

“Ka shumë shembuj të vendeve me marrëdhënie të vështira historike – Sllovenia dhe Kroacia, Sllovenia dhe Italia. Nga pikëpamja e kujtesës historike, kjo nuk është diçka e re”, thotë eurodeputeti.

Temën e vetos si përgjigje e mundshme e Sofjes ndaj ngjarjeve të fundit në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, në retorikën e qarqeve politike bullgare, e ktheu ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Nikolai Milkov pas takimit të krerëve të diplomacisë së vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të hënën.

Siç e raportuan në atë kohë mediat bullgare deklaratën e Milkovit, ai tha se nuk përjashtohet që në të ardhmen Bullgaria të shfrytëzojë të drejtën e vetos në lidhje me Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se kjo nuk duhet të ndodhë për momentin.

Siç pritej, më i zëshëm në kërkesën për kthimin e vetos ishte eurodeputeti Angel Xhambaski, për të cilin pa e përmendur presidentin maqedonas Stevo Pendarovski, i propozoi Qeverisë që t’i ndalohet hyrja në vend.

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski të hënën në një konferencë për media pas seancës së Këshillit të Sigurimit deklaroi se do t’i propozojë Qeverisë ndalimin e hyrjes në vend të një deputeti të Parlamentit Evropian nga Bullgaria dhe disa personave të tjerë – shtetas të Bullgarisë për shkak të veprimeve që kanë ndërmarrë dhe po ndërmarrin kundër vendit tonë.

Ai informoi se sipas të gjitha vlerësimeve dhe analizave të shërbimeve kompetente të sigurisë, përkujtimi i lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt do të jetë një ngjarje me rrezik të lartë të sigurisë, sepse strukturat e organizuara në Bullgari, të cilat po bëjnë fushata antishtetërore ndaj Maqedonia e Veriut po mobilizon më shumë njerëz për të ardhur në Shkup

Qeveria pas seancës së djeshme njoftoi se ka arritur në konkluzione lidhur me shënimin  e ditëlindjes së Goce Dellçevit, 4 shkurt, dhe ka ngarkuar MPB-në që të marrë të gjitha masat për sigurimin e ngjarjes, në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Sigurimit.

Megjithatë, në pjesën rreth propozimit të Pendarovskit që eurodeputeti dhe disa qytetarë të tjerë bullgarë të shpallen persona non grata, Qeveria nuk është deklaruar në seancën e djeshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button