Konkursi për lokacionin “Rasadnik” u anulua, janë dorëzuar vetëm katër punime ndërsa nevojiten të paktën shtatë

Konkursi ndërkombëtar arkitektoniko-urbanistik për zgjedhjen e zgjidhjes ideore për lokacionin “Rasadnik” në vendbanimin Kisella Voda të Shkupit është anuluar, për shkak se deri në afatin e fundit janë paraqitur vetëm katër punime konkuruese, njoftoi Komuna e Kisella Vodës, transmeton Portalb.mk.

“Duke pasur parasysh se, sipas dokumentacionit të konkursit, numri minimal i punimeve të konkursit që plotësojnë kërkesat ishte shtatë, komisioni i jurisë konkludoi se kushtet për vlerësimin e punimeve të dorëzuara nuk ishin plotësuar dhe, në përputhje me rregullat e konkursit, i propozoi kryetarit të komunës ta anulojë konkursin dhe të shpallë konkurs të ri”, njoftojnë për “Meta.mk” nga Komuna Kisella Vodë.

Autoritetet komunale shtojnë se nuk heqin dorë nga konkursi ndërkombëtar dhe pas një analize të përgjithshme të arsyeve të numrit të vogël të kompanive të regjistruara nga Maqedonia, si dhe mbajtjes së takimeve dhe koordinimit me partnerët në këtë projekt, gjegjësisht Fakultetin e Arkitekturës nga Shkupi, Oda e Arkitektëve të Maqedonisë dhe Asociacioni i Arkitektëve të Maqedonisë së shpejti do të shpallin sërish Konkursin Ndërkombëtar.

Sipas informacioneve të tyre, në konkursin ndërkombëtar janë paraqitur një punim konkursi nga vendi dhe tre punime konkursi të arkitektëve nga vendet evropiane dhe aziatike. Afati i fundit për dorëzimin e letrave konkurruese në konkursin e anuluar ishte 11 nëntor 2022.

Për realizimin e konkursit u formua një komision jurie me përfaqësues nga Fakulteti i Arkitekturës nga Shkupi, Fakulteti i Arkitekturës dhe Dizajnit nga Torino – Itali, Oda e Arkitektëve të Maqedonisë, Shoqata e Arkitektëve, përfaqësues i Trupit pjesëmarrës qytetar në Kisella Vodë dhe Komisionit për urbanizëm në Kisella Vodë.

Përndryshe, konkursi ndërkombëtar nga Komuna Kisella Vodë është shpallur më 12 korrik 2022.

Nga Komuna e Kisella Vodës theksojnë se në buxhetin lokal për vitin 2023 janë paraparë mjete për përgatitjen e Planit detal urbanistik për lagjen e qytetit J14, gjegjësisht për lokacionin “Rasadnik” dhe menjëherë pas përzgjedhjes së zgjidhjes ideore në konkursin ndërkombëtar do të fillojë procedurë tenderimi për zgjedhjen e kontraktorit për krijimin e PDU-it për “Rasadnik”.

Autoritetet komunale thonë se në konkursin e ri ndërkombëtar që ende nuk është shpallur, do të vendosen qartë kushtet për lokacionin “Rasadnik” – të ketë minimalisht 100 mijë metra katrorë park-pyll, por edhe objekte të karakterit publik, si p.sh. : institucion të arsimit të lartë, shkolla fillore, kopshte, objekte fetare dhe objekte të tjera infrastrukturore me interes publik.

“Konkursi nuk parashikon dhe nuk lejon ndërtimin e 99 objekteve të reja në këtë lokacion, siç ishte parashikuar në të kaluarën. Përkundrazi, me Konkursin Ndërkombëtar pritet një zgjidhje që do t’i japë përparësi interesit publik ndaj atij privat dhe do të mundësojë që “Rasadniku” të jetë vend për jetë humane”, thonë nga Komuna e Kisella Vodës.

Zgjedhja e zgjidhjes ideore për zhvillimin e ardhshëm urban të lokacionit “Rasadnik” në një konkurs ndërkombëtar është një nga premtimet zgjedhore të kryetarit aktual të Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski.

Tema për urbanizimin e ardhshëm të lokacionit “Rasadnik” është aktualizuar para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vitin 2021. Në verën e vitit 2021, iniciativa “Për Rasadnik me mundësi për jetë humane në Kisella Vodë” organizoi një protestë kundër PDU-së së deritanishme “Rasadnikun”, e cila parashikonte ndërtimin e 100 objekteve të banimit në këtë lokacion. Në protestën e qershorit 2021 u shfaqën edhe pronarët e tokave në këtë lokacion, të cilët në debat me anëtarët e iniciativës pohuan se nuk ka pasur pengesa për ndërtimin e 100 objekteve të banimit dhe se kanë hequr dorë nga një pjesë e tyre e tokës në emër së gjelbërimit në kuadër të parcelave të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button