Nuk dihet nëse Maqedonia e Veriut do t’ia ndalojë hyrjen euro-deputetit bullgar

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur të martën se do t’i ndjekë rekomandimet e bëra nga presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, megjithëse nuk ka bërë të ditur nëse kjo nënkupton vënien e ndalesës ndaj grupi të bullgarëve – përfshirë edhe politikanë – për të marrë pjesë në shënimin e ditëlindjes së Goce Dellçevit, raporton REL.

Dellçev njihet si personalitet nga periudha e vitit 1900, identitetin e të cilit e pretendojnë si Sofja ashtu edhe Shkupi.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut është detyruar të marrë të gjitha masat për të siguruar realizimin e ngjarjes, në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Sigurimit”, është thënë në njoftimin e Qeverisë.

Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, ka thënë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të mbajtur më 23 janar, se “struktura të organizuara nga Bullgaria, të cilat bëjnë fushatë anti-shtetërore kundër Maqedonisë së Veriut, janë të lidhura me shërbimin inteligjent rus”.

Këtij qëndrimi i ka paraprirë njoftimi se më 4 shkurt në Shkup do të udhëtojë grupi i bullgarëve për shënimin e ditëlindjes së Goce Dellçevit.

“Të njëjtat struktura [shërbimi inteligjent rus] janë mobilizuar si logjistikisht ashtu edhe financiarisht për të mbështetur ardhjen e organizuar të disa personave në Shkup, më 4 shkurt, kur përkujtojmë ditëlindjen e Goce Dellçevit. Sipas të gjitha vlerësimeve, do të jetë një ngjarje me rrezik të lartë sigurie dhe organet kompetente nuk mund dhe nuk do të jenë vetëm vëzhgues të heshtur të asaj që do të ndodhë”, ka deklaruar të hënën presidenti maqedonas.

Pendarovski, edhe pse nuk e përmendi me emër, besohet se i është referuar euro-deputetit nga Bullgaria, Angel Xhambaski, i njohur për, siç është thënë, “retorikën e tij nacionaliste dhe ofenduese ndaj Maqedonisë së Veriut dhe popullit maqedonas, si historikisht, ashtu edhe në kontekstin e zhvillimeve dhe ngjarjeve aktuale politike”.

Uljen e tensioneve mes Shkupit dhe Sofjes zyrtare e ka kërkuar dhe ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, gjatë një interviste të hënën në mbrëmje për Televizionin kombëtar, Telma.

Dje në hapësirat e Presidencës u mbajt seanca e 18-të e Këshillit të Sigurisë nën udhëheqjen e presidentit Stevo Pendarovski. Pjesë e mbledhjes ishin edhe raportet me Bullgarinë, duke numëruar edhe ngjarjen në Ohër, duke e vlerësuar si “pjesë e vogël e krejt mozaikut”.

“Sipas analizave të disponueshme dhe njoftimeve të organeve përkatëse, bëhet fjalë për aktivitetet të organizuara nga struktura në Bullgarinë fqinje, të cilat janë aktivizuara pas miratimit të kornizës negociuese evropiane në korrik të vitit të kaluar”, deklaroi Pendarovski.

Ai paralajmëroi që këto struktura tashmë janë mobilizuar dhe pritet të vijnë në Shkup më 4 shkurt, duke vlerësuar që kjo “do të jetë ngjarje me rrezik të lartë të sigurisë”, ndërsa institucionet nuk do të jenë vetëm vëzhgues.

“Strukturat e njëjta janë mobilizuar, në logjistikë dhe financiarisht, për të mbështetur ardhjen e mobilizuar të shumë njerëzve në Shkup më 4 shkurt, kur do të shënohet ditëlindja e Goce Dellçevit”, deklaroi Pendarovski.

Ai kërkoi nga Qeveria që t’i ndalohet hyrja në Maqedoninë e Veriut një eurodeputetit bullgar dhe disa personave, për shkak të veprimeve kundër Maqedonisë së Veriut në të kaluarën dhe tash.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button