Hillari Klinton: Putini kupton vetëm me forcë

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka bërë thirrje për një “kurs të ri” në marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Rusisë.

Në librin e saj “Hard Choices” (Zgjedhje të vështira), ajo shkruan se SHBA-ja “duhet të prekë butonin e pauzës” në bashkëpunimin e ri me Rusinë, duke shtuar se “forca dhe vendimi” janë e vetmja gjuhë që kupton presidenti rus, Vladimir Putin.

Po ashtu, Klinton shprehet se jo të gjithë në Shtëpinë e Bardhë pajtohen me analizat e saj “relativisht të ashpra”, pa bërë specifikimet e nevojshme.

Libri i Klintonit pritet të publikohet më 10 qershor./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button