Maqedonia u hoq nga rendi i ditës së seancës në Kuvendin e Bullgarisë

Ministri teknik për Punë të Jashtme, Nikolaj Milov, i cili duhej të fliste, për sulmet ndaj bullgarëve në Maqedoni, nuk u paraqit në seancën Kuvendit Popullor në Sofje. Prandaj, nga rendi i ditës i seancës u hoq pika që ishte paralajmëruar si seancë e ministrit zyrtar të Punëve të Jashtme, Nikollaj Milkov, lidhur me një rast tjetër të sulmit fizik ndaj bullgarëve dhe shtetasve bullgarë në Maqedoni, transmeton Portalb.mk..

Me kërkesë të GERB-it, deputetët bullgarë kanë marrë në pyetje kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kamelia Neikova, lidhur me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, përfshirë edhe rezultatet e testeve të votimit në letër.

Sot në mëngjes presidentit Radev iu kthye mandati i tretë nga kryetarja e BSP-së, Kornelia Ninova, e cila duhej të formonte qeverinë. E majta e rimerr mandatin pikërisht një javë pas marrjes së detyrës.

Kujtojmë se për shkak të situatës së rëndë në lidhje me të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, MPJ bullgare thirri ambasadorin Angel Angelov për konsultime në Sofje 

Shkak për kthimin e tij të përkohshëm në vend, siç theksohet nga MPJ bullgare, është gjendja e rëndë në lidhje me të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut dhe përshkallëzimi i akteve dhe krimeve të urrejtjes kundër tyre në muajt e fundit: zjarrvënia në klubin “Ivan Mihajllov – Manastir në qershor 2022, tre sulmet në ndërtesën e klubit Car Boris III – Ohër, përfshirë të shtënat me armë zjarri më 24 nëntor 2022, fushatën agresive antibullgare në mediat sociale në Maqedoninë e Veriut, sulmin brutal më 19 janar 2023 të Hristijan Pendikov, sekretar i organizatës “Car Boris III” në qytetin e Ohrit, si dhe miratimi i ligjit diskriminues për fondacionet dhe shoqatat në Maqedoninë e Veriut në nëntor 2022.

MPJ bullgare thekson se qëllimi i konsultimeve është që të ndalet, siç thonë ata, trendi i rrezikshëm i rritjes së presionit ndaj qytetarëve të Maqedonisë, të cilët ndjehen si bullgarë.

Ministri bullgar i Punëve të Jashtme Nikolai Milkov tha se i ka njoftuar kolegët e tij në Këshillin e BE-së për rastet e rritjes së presionit ndaj përfaqësuesve të pakicës bullgare në Maqedoni. Pas takimit para gazetarëve bullgarë në Bruksel, ai shprehu pritejet se BE-ja do të mbajë qëndrim.

Presidenti i Maqedonisë Stevo Pendarovski dje pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit e njoftoi opinionin se do t’i propozojë Qeverisë ndalimin e hyrjes së një eurodeputeti dhe disa shtetasve të tjerë bullgarë.

Edhe pse nuk e përmendi me emër, është më se e qartë se bëhet fjalë për eurodeputetin nga Bullgaria, Angel Xhambaski, i cili njihet për retorikën e tij nacionaliste dhe ofenduese ndaj Maqedonisë së Veriut dhe popullit maqedonas në histori, por edhe në kontekstin e zhvillimeve dhe ngjarjeve aktuale politike.

Dje zhvilloi mbledhje Këshilli i sigurimit të Maqedonisë së Veriut. Pjesë e mbledhjes ishin edhe raportet me Bullgarinë, duke numëruar edhe ngjarjen në Ohër, duke e vlerësuar si “pjesë e vogël e krejt mozaikut”.

“Sipas analizave të disponueshme dhe njoftimeve të organeve përkatëse, bëhet fjalë për aktivitetet të organizuara nga struktura në Bullgarinë fqinje, të cilat janë aktivizuara pas miratimit të kornizës negociuese evropiane në korrik të vitit të kaluar”, deklaroi Pendarovski.

Ai paralajmëroi që këto struktura tashmë janë mobilizuar dhe pritet të vijnë në Shkup më 4 shkurt, duke vlerësuar që kjo “do të jetë ngjarje me rrezik të lartë të sigurisë”, ndërsa institucionet nuk do të jenë vetëm vëzhgues.

“Strukturat e njëjta janë mobilizuar, në logjistikë dhe financiarisht, për të mbështetur ardhjen e mobilizuar të shumë njerëzve në Shkup më 4 shkurt, kur do të shënohet ditëlindja e Goce Dellçevit”, deklaroi Pendarovski.

Ai kërkoi nga Qeveria që t’i ndalohet hyrja në Maqedoninë e Veriut një eurodeputetit bullgar dhe disa personave, për shkak të veprimeve kundër Maqedonisë së Veriut në të kaluarën dhe tash.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button