Politikani holandez i ekstremit të djathtë grisi faqet e Kuranit

Një politikan holandez i ekstremit të djathtë dhe lider i grupit islamofobik “Pegida”, Edwin Wagensveld, ka grisur faqe nga Kurani në Hagë të Holandës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në twitter, Wagensveld ka shpërndarë një video të aktit të tij provokues që ka ndodhur para ndërtesës së parlamentit në Hagë.

Autoritetet e policisë lokale thuhet se i dhanë leje për aktin me kusht që të mos djegë librin e shenjtë musliman.

Megjithatë, videoja e shpërndarë Wagensveld tregon se më vonë ai dogji faqet e grisura të Kuranit në një tigan.

Në muajin tetor, policia holandeze e arrestoi atë para se të djegë Kuranin gjatë një tubimi ku morën pjesë një grup i vogël mbështetësish të grupit ‘Pegida’ në Rotterdam.

Provokimi i ri pason një protestë të ngjashme islamofobike të shtunën në Suedi, ku një ekstremist danez dogji një kopje të Kuranit. Kjo protestë ishte lejuar nga policia suedeze.

Dhjetëra vende dënuan aktin provokues në kryeqytetin suedez Stokholm, përfshirë Turqinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button