fbpx

5 ushqimet më të shëndetshme të verës

Tani që vera është duke ardhur, të gjithë kemi dëshirën e madhe të jemi në formë, të dukemi bukur, të kemi një fzik të adhurueshëm dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, të jemi të shëndetshëm. Po ju rendisim më poshtë 5 ushqime të verës, të cilat kanë për t’ju ndihmuar për të qenë rrezëllitës.

Shalqiri- Ky frut është superhidratues. Shalqiri përmban 90% ujë, ka kalori të ulëta, përmban vitaminë C dhe likopen, i njëjti antioksidant i fuqishëm që është gjetur edhe tek domatja dhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të kancerit.

Misri- Ky është një ushqim i preferuar për piknik, por ju nuk e dini që edhe misri gjithashtu përmban disa antioksidantë që mbrojnë sytë tuaj nga dielli. Të njëjtët antioksidantë ju ndihmojnë të zvogëloni rrezikun e zhvillimit të degjenerimit akumuluar me kalimin e moshës.

Manaferrat- Manaferrat e kuqe përmbajnë 8 gramë fibra për kupë, për të cilat studimet tregojnë se ndihmojnë kundër shtimit në peshë.

Boronicat- Studimet kanë treguar se antioksidantët që përmbajnë këto fruta mund të ndihmojnë në qetësimin e muskujve të lodhur. Gjithashtu ato janë të pasura me vitaminë C, fibra dhe magnez ( i cili ndihmon në zhvillimin e kockave dhe në metabolizmin e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrave).

Domatet- Ato janë shumë të pasura me likopen, i cili mbron lëkurën tuaj nga djegia e diellit.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close