Kolegjiumi programor kërkoi ndihmë nga Pendarovski për zgjidhjen e problemeve me QRK-në

Përfaqësuesit e Kolegjiumit Programor të Qendrës Rinore Kulturore (QRK) sot e njoftuan presidentin Stevo Pendarovski me zhvillimet e fundit, transmeton Portalb.mk.

Ata, siç njoftojnë nga zyra e Pendarovskit, kanë sqaruar se buxheti i ndarë nga Qyteti i Shkupit për vitin 2023 do t’i shkaktojë dëm të pariparueshëm institucionit dhe se kjo do ta rrezikojë plotësisht funksionimin programor të QRK-së, si dhe funksionimin e ansambleve që operojnë dhe festivalet me traditë të gjatë.

Përfaqësuesit e Kolegjiumit Programor nga QRK e njoftuan presidentin edhe për procesin e emërimit të ushtruesit të detyrës si drejtor në institucion, gjë që sipas tyre ka ndodhur duke anashkaluar qëllimisht procedurat e parashikuara ligjore. Ata kërkuan mbështetje nga Presidenti për kërkesën e tyre – konkurs ligjor dhe i hapur për drejtor të QRK-së.

Presidenti Pendarovski theksoi se zgjidhje për këto sfida duhet të gjendet sa më shpejt në kuadër të procedurave dhe rregulloreve ligjore.

Dje, nën moton “Të gjithë për QRK-në” para Qendrës Kulturore Rinore në Shkup, sot u mbajt tubimi për mbrojtjen e këtij institucioni kulturor nga tentativat për politizimin dhe për shkak të reduktimit të parave. Protesta u organizua nga kolektivi “Gola planina”, dhe zgjati nga ora 12:00-16:00. Qëllimi i eventit ishte që “të gjithë të apasionuarit dhe dashamirësit e kulturës së pavarur, të deklarojmë së bashku pakënaqësinë tonë”. Kjo protestë ndodhi pasi drejtori aktual i QRK-së, Vanço Bogoev, i cili ka qenë pjesë e institucionit për 36 vjet, është shkarkuar nga pozita e tij dhe në vend të tij është emëruar ushtrues detyre i ri si drejtor, Nikolla Aleksov, i cili është detektiv i diplomuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button