Ashensori në bllokun intern në Spitalin e Tetovës me ditë nuk punon, Fazliu: S’është i sigurt

Ashensori në objektin e bllokut internistik në Spitalin e Tetovës nuk punon disa ditë, qytetarët ankohen për të njëjtën ndërsa nga Spitali i Tetovës arsyetohen se ashensorët janë të vjetër, të njëjtët do riparohen ndërsa në procedurë është furnizimi me ashensorë të rinj, shkruan Portalb.mk.

Në redaksinë tonë një qytetar u ankua se ashensori në bllokun internistik nuk punon.

“Ashensori te spitali intern i Tetovës nuk punon ka pesë ditë e tepër. Ju lutem shpërndajeni ndoshta e sheh drejtori i spitalit në facebook se nuk punon ashensori se s’ka kohë të del në terren t’i shohë problemet e spitalit”, u ankua qytetari për Portalb.

Pas kësaj, ishim në po këtë objekt, ku vërtetuam se ashensorët nuk punojnë. Këto ashensorë janë rreth njëzet vite të vjetra.

“Nuk punon jo”, tha një grua e cila po e shoqëronte një plakë e cila ishte në karrocë.

“Jo s’punon”, tha një qytetar.

Ashensorët në repartin intersnistik në Spitalin e Tetovës (23.01.2023), foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Drejtori mjekësor i Spitalit të Tetovës, Amir Elezi edhe pse i kontaktuar nga redaksia që nga java e kaluar disa herë, nuk e pa të arsyeshme të përgjigjet në pyetjet e redaksisë.

Nga ana tjetër, sot kontaktuam drejtorin organizativ të Spitalit, Armend Fazliun për këtë problem, ai thotë se  nga kontrolli teknik i Institutit për Inspektim Teknik dhe Siguri Inxhinierike ITI është konstatuar që gjendja teknike e ashensorëve të Spitalit Klinik të Tetovës është jashtë çdo funksioni teknik dhe ne aspektin e sigurisë ashensorët janë të pa qëndrueshëm.

“Vlerësimi i servisimit nga ana e kompanisë së mirëmbajtjes së ashensorëve, është mbi 50% të vlerës së një ashensorëve të rij. Duke pasur parasysh këtë gjendje të rëndë të ashensorëve, menaxhmenti mori vendim që të ndajë mjete nga buxheti themelorë i Spitalit për furnizimin me ashensorë të rinj”, tha Fazliu.

Ai shtoi se lusin stafin mjekësorë dhe qytetarët për durim dhe mirëkuptim deri në furnizimin me ashensorë të rijë.

“E kuptojmë gjendjen e rënduar, por mbi të gjitha nuk mund te rrezikojmë jetën e njerëzve. Nga kontrolli në terren me kompaninë e mirëmbajtjes se ashensorëve, janë marrë masat që se paku dy ashensorë të hyjnë në funksion. Deri ditën e mërkurë të njëjtën janë zotuar që do e kryejnë procedurën e riparimit. Përgatitjet për procedurat për furnizim me ashensorë të rij tashmë kanë filluar”, përfundoi Fazliu, i cili theksoi se gjatë këtyre dhjetë muajve janë bërë disa investime në Spitalin e Tetovës.

Përndryshe, kontrolluam edhe ashensorin në objektin e kirurgjisë, nga dy ashensorët, atje vetëm njëri punonte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button