Fitoi Kosova, qytetarët, demokracia e saj!

Ish-Kryeministri, Sali Berisha ka reaguar për përfundimin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, duke vlerësuar faktin se Kosova votoi me qytetari, dinjitet dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Procesi i numërimit u realizua me një shpejtësi të admirueshme, pakicat votuan pa incidente dhe më gjerësisht se më parë. Ne këto zgjedhje fitoi Kosova, qytetaret, demokracia e saj, kurse si parti politike zgjedhjet i fitoi PDK. Me këtë rast le të urojmë përzemërsisht fituesin e zgjedhjeve, forcat politike që morën pjesë në këtë proces dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, që me votën e tyre të lirë zgjodhën përfaqësuesit e tyre”, u shpreh Berisha.

Lajme të ngjashme

Back to top button