RMV, u zbulua rasti i parë i llojit “kraken” të koronavirusit

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njoftoi mëngjesin e sotëm se te një pacient është zbuluar një substrat i ri omikron i njohur si “kraken”, transmeton Portalb.mk nga 360 Gradë.

“Në një mostër, nga gjithsej 32, u zbulua nënlinja omikron XBB.1.5 e njohur si Kraken. Pacienti te i cili është zbuluar nënlinja e re është nga Gjevgjelia dhe mostra është marrë më 11 janar 2023″, tha Instituti i Shëndetit Publik.

ISHP shtoi se 32 mostra janë pozitive për SARS-CoV-2 dhe mostrat e përzgjedhura ishin nga dhjetori 2022 dhe janari 2023.

“Nënlinja BA.2 e Omicron u zbulua në 8 mostra. Në 23 mostrat e mbetura të SARS-CoV-2, u zbulua nënlinja VA.5 e Omicron”, shtuan nga ISHP.

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, doktor Aleksandar Petliçkovski, në lidhje me llojin “kraken”, paraprakisht deklaroi se të gjitha të dhënat që kanë deri më tani tregojnë se sërish është një variant që shkakton simptoma të lehta dhe nuk pritet të përhapet në mënyrë drastike dhe të rëndojë sistemin shëndetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button