Mbaron pushimi dimëror, nxënësit nga nesër u kthehen bankave

Pushimi dimëror mbaron dhe nesër fillon gjysmëvjetori i dytë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, transmeton transmeton Portalb.mk.

Në vend se mësimi të fillonte një javë më parë (18 janar), pushimi u zgjat për një javë me vendim të Qeverisë me arsyetimin për kursim të ngrohjes dhe për shëndetin e tyre.

Ka mundësi që viti shkollor të përfundojë me 14 qershor dhe jo me 9 qershor, pra një javë më vonë se zakonisht. Kjo sipas ministrit të Arsimit për shkak se nxënësit duhet të mbarojnë 180 ditë mësim të përcaktuar sipas kalendarit për procesin edukativo-arsimor në shkolla.

Kujtojmë që dhe këtë gjysmëvjetor të dytë, nxënësit ende nuk i kanë marrë tekstet për të gjitha lëndët.

Përndryshe, duke pasur parasysh se disa nga shkollat ​​publike fillore dhe të mesme ende nuk e kanë shfrytëzuar avantazhin e furnizimit me energji elektrike të subvencionuar, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ju bëri thirrje udhëheqësive të institucioneve arsimore dhe komunave si themelues të tyre ta realizojnë këtë mundësi. MASh në nëntor njoftoi se gjithsej 366 shkolla fillore komunale dhe 109 shkolla të mesme publike marrin mbështetje nga shteti për funksionim normal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button