Instagram sjell bllokimin e njoftimeve me “Quiet Mode”

Instagram ka shtuar një mënyrë të re për të heshtur përkohësisht njoftimet kur dëshironi të qëndroni larg aplikacionit, transmeton PcWorld.al.

Opsioni i quajtur Quiet Mode dërgon replika automatike tek përdoruesit të cilët përpiqen tju dërgojnë mesazh në platformë duke i vënë në dijeni se ju nuk jeni informuar.

Instagram do tu sugjerojë specifikisht adoleshentëve të përdorin “Quiet Mode” kur shpenzojnë kohë në Instagram gjatë natës.

Megjithatë platforma nuk specifikon sesa kohë adoleshentët duhet të shpenzojnë në aplikacion e as çfarë e konsideron orë të vona të natës.

Aktivizimi i funksionit do të shfaqë një status në profilin tuaj ku paralajmëron përdoruesit se “Quiet Mode” është aktiv. Njëlloj si “Quiet Mode” në Facebook, mund të përcaktoni orare specifike kur funksioni duhet të jetë aktiv.

Ky funksionalitet vjen në një kohë kur Instagram përballet me kritika për efektin që ka në shëndetin mendor të adoleshentëve, veçanërisht vajzave. Dokumente të brendshme të Facebook zbuluan se Instagram bën që 1 në 3 vajza të ndihen keq me trupin e tyre ndërsa adoleshentë të tjerë janë ankuar për varësi ndaj aplikacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button