Fejsbuk-faqja e OSBE Maqedoni është hakuar

Fejsbuk-faqja e Misionit të OSBE-së në Shkup është hakuar, informuan nga kjo organizatë ndërkombëtare. Ajo nga dje është riemëruar dhe janë publikuar përmbajtje të tjera, gjegjësisht reklama në gjuhën vietnameze për hotline, njofton Portalb.

“Facebook faqja zyrtare e Misionit në Shkup është hakuar së fundmi. Ne kemi ndërmarrë tashmë të gjithë hapat e nevojshëm për t’i raportuar ekipit menaxhues të Facebook dhe derisa kjo të zgjidhet, të gjitha postimet ose mesazhet e marra nga llogaria e hakuar nuk janë të autorizuara nga OSBE”, informojnë nga organizata ndërkombëtare.

Faqja e OSBE-së e hakuar, Foto: Screenshot

Nga atje thonë se ky incident është një tjetër rikujtim i kërcënimeve kibernetike në epokën e sotme digjitale, të cilat pa përjashtim prekin bizneset private, qeverinë dhe organizatat ndërkombëtare.

Në fillim të vititi, Republika e Maqedonisë së Veriut e mori kryesimin me OSBE-në, e cila do të zgjasë gjatë gjithë vitit 2023.

Organizata për siguri dhe bashkëpunim në Evropë është organizata më e madhe botërore rajonale e sigurisë, në të cilën ka 57 vende-anëtare, midis të cilave edhe Rusia dhe Ukraina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button