Apple iWatch, në tetor

Apple është duke u përgatitur për ta shitur pajisjen e saj të parë që bartet në trup, këtë tetor. Fillimisht, plani i Apple është që të prodhojë 3-5 milionë ora në muaj, raporton Nikkei, duke cituar një furnizues të paidentifikuar të pjesëve të Apple, dhe burime të afërta me këtë çështje.

Specifikat e orës së mençur të Apple janë ende duke u finalizuar, por pajisja mendohet se do të vijë me ekranin e lakuar OLED (diodë që jep dritë organike), dhe sensorët që mbledhin të dhënat shëndetësore nga glukoza në gjak dhe konsumi i kalorive në aktivitetin e gjumit, njofton agjencia japoneze e lajmeve.

Industria ka pritur prej kohësh që Apple të zbulojë disa lloje të orëve të mençura, pas prezantimit të modeleve të tilla nga rivalët, sikurse Samsung me linjën e orëve Galaxy Gear.

Më herët gjatë këtij viti, drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook, ka premtuar “kategori të reja të produkteve” nga kompania në vitin 2014.

Lajme të ngjashme

Back to top button