Angina pectoris apo kur zemra nuk pranon mjaftueshëm gjak: Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Angina pectoris (AP) së bashku me infarktin e miokardit (MI), është një lloj kadiopatie ishemike, pra sëmundje e shkaktuar nga përkeqësimi dhe pengimi i arterieve të zemrës (arterioskleroza koronare). Ndodh për shkak të grumbullimit të depozitave të kolesterolit – pllakave, lipideve yndyrave) dhe qelizave inflamatore në muret e këtyre arterieve, për shkak të të cilave zamra nuk merr mjaftueshëm gjak, transmeton Panacea.

Angina pectoris, ndryshe nga infarkti i miokardit (MI), sgfaqet në mënyrë progresive, për shkak të pengimit të pjesshëm të furnizimit me gjak, si rezultat i përkeqësimit të arterieve të zemrës me kalimin e viteve. Nuk shkakton dëmtime të përhershme në zemër.

Në varësi të faktit nëse shfaqet në gjendje të qetë apo gjatë sforcimit/stërvitjes fizike, ekzuston angina pectoris e qëndrueshme dhe e paqëndrueshme.

Angina pectoris e qëndrueshme
Dhimbja e gjoksit gjstë stërvitjes dhe mund të përhapet në pjesë të tjera të trupit (nofulla, shpatulla e majtë, fyt, shpinë, krah ose kyç). Dhimbja largohet me pushim ose me qetësues.

Angina pectoris e paqëndrueshme
Dhimbja e gjoksit shfaqet në gjendje të qetë dhe zgjat më shumë se në rastin e angina pectoris e qëndrueshme.
Mund të përhapet në krahë, qafë, shpinë dhe nofull. Në shumicën e rasteve, dhimbja tenton të rritet dhe as pushimi dhe as mjekimi nuk mund ta lehtësojnë atë. Duhet të trajtohet menjëherë, pasi mund të shkaktojë infarkt miokardi ose vdekje të papritur.

Simptomat e angina pectoris janë dhimbje, djegie dhe/ose shtrëngim në gjoks, të cilat zakonisht ndodhin kur bëni ushtrime dhe më pak zhduken në gjendje pushimi (përveç nëse është anginë e paqëndrueshme). Mund të shoqërohet me dhimbje në pjesë të tjera të trupit si krahët, shpina, nofulla ose qafa. Simptoma të tjera: ndjesi të perziera dhe të vjella, vështirësi në frymëmarrje, humbje e vetëdijes.

Shkaqet e paraqitjes së angina pectoris
* Bllokim i pjessshëm (ateroskleroza) e arterieve që furnizojnë zemrën me gjak
* Ngushtim i valvulës së aortës (stenoza e aortës). Shkakton bllokim të qarkullimit të gjakut nga barkushja e majtë në aortë.
* Anemi e rëndë:
* Rritja e aktivitetit të gjëndrës tiroide (hiperioidizmi).
*Akumulimi i faktorëve të rrezikut, si: mosha, gjinia (është më e zakonshme tek meshkujt se tek femrat), presioni i lartë i gjakut, diabeti, hiperkolesterolemia, jeta sedentare dhe konsumimi i tepërt i alkoolit dhe duhanit.

Simptomat e angina pektoris
Simptomat e angina pectoris janë të njëjta me simptomatz e infarktit të miokardit ose sulmit në zemër, por ato kanë intensitet dhe kohëzgjatje të ndryshme:
Dhimbje gjoksi, djegie dhe/ose shtrëngim që zakonisht ndodh kur ushtroheni dhe më pas largohet në pushim (përveç nëse është angina pectoris e paqëndrueshme). Mund të shoqërohet me dhimbje në pjesë të tjera të trupit si krahët, shpina, nofulla ose qafa.

Simptoma të tjera: ndjesi të perziera dhe të vjella, vështirësi në frymëmarrje, humbje e vetëdijes.

Kohëzgjatja e dhimbjes: nga 15 deri në 20 minuta.

Nëse jeni këto simptoma, shkoni menjëherë te mjeku. Veprimi i shpejtë është çelësi për të minimizuar pasojat.

Angina pectoris shfaqet për shkak të akumulimit të depozitave të kolesterolit – pllakave, lipideve (yndyrave) dhe qelizave inflamatore në muret e këtyre arterieve, për shkak të të cilave zemra nuk merr mjaftueshëm gjak.

Diagnostikimi i angina pectoris
Diagnoza e angina pectoris bëhet duke përdorur testet e mëpshtme:

Testi i stresit ose ergometria – Lejon të analizohet përgjigja e zemrës ndaj ushtrimeve të vazhdueshme vrap ose biçikletë stërvitore. Gjatë kryerjes së testit të stresit, mund të zbulohen ndryshime kardiovaskulare që nuk janë rë dukshme kur pacienti është në gjendje të qetë. Gjatë ushtrimeve, nevoja për gjak në zemër rritet dhe nëse ka një pengesë, do të ketë mungesë të furnizimit me gjak që lejon caktimin e diagnozës.

Analiza laboratorike e gjakut – Përdoret për të vlerësuar enzimat kardike dhe parametrat e qelizave të gjakut.

Arteriografia koronare (angiografia koronare) – Image test që konsiston në futjen e kateterëve përmes arteries femorale-inguinale ose radiale (në kyç) për të arritur në arteriet koronare dhe për të vlerësuar ngushtimin e arterieve të zemrës. Ajo kryhet kur testet e mëparshme kanë konfirmuar sëmundje të rëndësishme koronare.

Trajtimet për angina pectoris

Pushimi – Përveç nëse është AP i paqëndrueshëm, pasi pushimi zakonisht nuk e lehtëson dhimbjen.

Medikamentet – Medikamentet që përdoren për të relaksuar arteriet e zemrës dhe enët e tjera të gjakut shërbejnë për të rritur furnizimin me gjak të muskujve të zemrës. Ilaçet zakonisht nuk janë efektive në lehtësimin e dhimbjeve të angina pectoris të paqëndrueshme.

Ndërhyrjet kirurgjikale – Në raste ekstreme, duhet të vendoset stent ose të kryhet bypass.

Si një trajtim parandalues, është thelbësore të kontrollohen faktorët e rrezikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button