U dënua Juventus

Gjykata Federale e Apelit ka pranuar kërkesën e prokurorit të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) për të rihapur gjyqin sportiv kundër Juventusit për përdorimin e pretenduar të fitimeve kapitale të falsifikuara dhe i ka dënuar me zbritje prej 15-pikësh, raporton Koha.net.

Prokurori i FIGC, Giuseppe Chine, i kërkoi Gjykatës Federale të Apelit të rihapë procedurat kundër Bianconerëve pas zbulimeve të reja nga hetimi i Prismas, që po analizon praktikat e fundit financiare të klubit dhe pagesat e pretenduara sekrete të lojtarëve të rënë dakord gjatë fazave të hershme të pandemisë COVID-19.

Gjykata Federale e Apelit ka pranuar rastin e Chineit dhe ka rihapur procedurat sportive kundër Juventusit dhe drejtuesve të tyre, duke lënë jashtë klubet e tjera si Sampdoria dhe Empoli.

Chine kishte kërkuar heqje prej nëntë pikësh për Juventusin, si dhe pezullime për Andrea Agnellin që është dënuar me 24 muaj ndalim aktiviteti, Fabio Paraticin 30 muaj, Federico Cherubinin 16 muaj, Pavel Nedvedin tetë muaj dhe pjesën tjetër të bordit të drejtorëve. Gjykata Federale e Apelit ka vendosur t’i ndëshkojë bardhezinjtë me minus 15 pikë, duke i lënë ata me 22 pikë në Serie A në vendin e dhjetë – shtatë pozita më poshtë se renditja aktuale.

Dënimi është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të FIGC-it.

Juventusi është në gjendje të apelojë këtë vendim në Gjykatën e Komitetit Olimpik të Italisë.

Arsyetimi i këtyre vendimeve të Apelit italian do të bëhet i ditur në ditët në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button