Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është gjetur i vdekur në Bujanoc

Trupi i pajetë i një shtetasi të Maqedonisë është gjetur në banesë me qira në Bujanoc, Sërbi, konfirmojnë nga Prokuroria e Lartë Publike nga Vranja, raporton MIA. Sipas mediave shqiptare bëhet fjalë për një 30-vjeçar nga Shkupi.

“Policia në Bujanoc e ka njoftuar Prokurorinë e Lartë Publike në Vranjë se në Bujanoc është gjetur një trup i pajetë. Pas kontrollit të kryer nga ekipi inspektues i Stacionit Policor të Bujanocit, në prani të ekspertit mjekoligjor, është konstatuar se bëhet fjalë për A.R. (30) nga Shkupi”.

Nga grupi përkatës është kryer mbikëqyrja, gjatë së cilës është konstatuar se “nuk ka gjurmë që tregojnë se vdekja është shkaktuar nga dhuna”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button