Statusi i Shqipërisë, nacionalistët grekë sulm Venizelosit

Rekomandimi i KE për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë, ka nxitur reagimin e nacionalistëve grekë. Por në shenjestër të tyre nuk ka qenë aq Tirana, se sa ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, që akuzohet se me përkrahjen ndaj integrimit europian të Shqipërisë, po e shpie vendin e vet drejt një “vaterloje kombëtare”.

Ky është cilësimi i bërë nga portali grek, DefenceNet, një ëeb site që u përket nacionalistëve të moderuar dhe të distancuar nga qëndrimet ekstremiste të Agimit të Artë. DefenceNet ka publikuar një koment redaksional, me titullin kilometrik, “Venizelos u angazhua për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe ata si “shkëmbim” nuk ratifikojnë marrëveshjen për zonat ekskluzive ekonomike.

Që në hyrje të komentit theksohet se ministri i jashtëm grek “po e shpie vendin drejt një vaterloje të re kombëtare, përderisa mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, pa marrë në këmbim aktivizimin e marrëveshjes së njohur të vitit 2009 me të cilën qeveria Karamanlis kishte percaktuar zonat ekskluzive ekonomike me palën shqiptare”.

Portali grek, i cili preferon që çdo zhvillim negativ për Greqinë ta shpjegojë me implikim të Turqisë, komenton se edhe mbrapa refuzimit të Tiranës për marrëveshjen ndodhet Ankaraja dhe se kryeministri Edi Rama vepron si altoparlant i Turqisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button