U kapën 4.5 ton kokainë në Spanjë, 2 shqiptarë të arrestuar

Sekuestrohet një sasi rekord kokainë në Spanjë. Sipas mediave atje, 4.5 ton kokainë është sekuestruar në një anije, në afërsi të ishujve Kanarie, raporton ABC.

Gjatë operacionit janë arrestuar 15 persona, që ishin anëtarë të ekuipazhit të anijes. 2 prej tyre janë shqiptarë, ndërsa 13 të tjerët nga Pakistani.

Momentalisht emrat e të arrestuarve nuk bëhen të ditur, ndërsa mediat spanjolle shkruajnë se sekuestrimi i kësaj sasie të madhe kokaine u bë falë bashkëpunimit të disa agjencive ndërkombëtare të zbatimit të ligjit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button