Vuçiq: Nuk parashikoj që tensionet mes Kosovës dhe Serbisë të shndërrohen në luftë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk parashikon që tensionet mes Kosovës dhe Serbisë të kthehen në luftë dhe se shpreson që të kapërcehen të gjitha vështirësitë. Presidenti Vuçiq zhvilloi intervistë për Anadolu Agency (AA) në Davos të Zvicrës, ku ai ndodhet për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF).

Duke folur për tensionet e fundit mes Serbisë dhe Kosovës, Vuçiq tha: “Shpresoj të mund të ruajmë stabilitetin dhe paqen në rajon”.

Më tej Vuçiq vuri në dukje se për këtë çështje kanë mendime të ndryshme me disa vende që marrin pjesë në WEF dhe shtoi se në trajtimin e problemeve në vende të tjera ka qenë e detyrueshme gjithmonë respektimi dhe zbatimi i Konventës së OKB-së dhe rezolutave të OKB-së, por që kur fillohet të diskutohet rreth Serbisë dhe integritetit territorial të Serbisë, çështja nuk është trajtuar në këtë drejtim.

“Nëse veprohet kështu, kush e merr seriozisht Konventën e OKB-së dhe rezolutat e saj. Por sërish për të ruajtur stabilitetin dhe paqen (në Ballkan) ne do të bëjmë më të mirën e asaj që ne mundemi. Nuk parashikoj ndonjë luftë. Shpresoj që të kapërcehen të gjitha vështirësitë”, deklaroi Vuçiq.

“Me presidentin Recep Tayyip Erdogan bisedoj gjithmonë për çështje të ndryshme, jam i gatshëm që të bisedoj me të për këtë çështje (tensionet Kosovë-Serbi) edhe për çështje të tjera” tha Vuçiq, duke shtuar se presidentin Erdogan e shikojnë si mik të vërtetë të Serbisë pavarësisht se kanë qëndrime të ndryshme lidhur me pavarësinë e Kosovës.

Po ashtu, Vuçiq tha se janë të gatshëm të diskutojnë tensionet me Kosovën, se si t’i kapërcejnë kohët e vështira dhe se cili mund të jetë kontributi (i presidentit Erdogan) në këtë drejtim.

Ndër të tjera, duke theksuar se krahas kësaj, është e papranueshme për ta që dronët “Bayraktar TB2” t’i shiten edhe Serbisë edhe Kosovës, Vuçiq u shpreh se “Përveç ‘Bayraktar 2, ne gjithashtu duam të blejmë shumë pajisje të ndryshme ushtarake nga Turqia”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button