Ledri e bon ‘hallakamë’

Rep artisti i njohur, Ledri Vula, pas suksesit të këngës ‘100 probleme’, nuk ndenji duarkryq, kështu që ditë më parë në publik erdh me këngën e re të titulluar ‘Hallakamë’. E si duket sukseset për të nuk kanë të ndalur.

Pasi që sapo ka lansuar video këngën rep artisti, vërtet ka bërë ‘hallakam’ nëpër rrjete sociale, ku fansat e tij pa hezituar shpërndajnë këngën, derisa theksojnë se është e preferuara e tyre për këtë sezon.

E derisa HipHop artisti po shijon këngën dhe klipin e ri, ai thuhet se po punon edhe për të reja tjera, madje sipas thashethemeve pritet që të vijë edhe një bashkëpunim mes Vulës dhe këngëtares së njohur Dafina Zeqirit.

Ndryshe ky lajm ka zgjuar interesim të madh tek publiku, edhe pse dy artistët ende nuk kanë deklaruar a është e vërtet kjo apo jo. Sidoqoftë çdo risi nga ta është e mirëpritur në masë.

Lajme të ngjashme

Back to top button