Kampionia e botës, Sophie Sorschag, do të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare

“Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Federata Skitare e Kosovës (FSK). FSK ka arritur marrëveshje me skitaren e kërcimeve me ski, Sophie Sorschag, e cila Tani e tutje do ta përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare”, njoftoi në Facebook Komiteti olimpik i Kosovës, transmeton Portalb.mk.

24-vjeçarja është kampione bote me Austrinë në ekipore për vitin 2021, ndërsa vitin e kaluar mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022.

Marrëveshja mes drejtuesve të FSK-së, kryetarit Milaim Kelmendi e nënkryetarit Bujar Turjaka dhe ekipit të Sorschag, u arrit sot në Ljubljanë të Sllovenisë.

I urojmë shumë fat e suksese Sorschagut në fanellën e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button