Iniciativa O2: Në dhjetor u rrëzua miti se Berova dhe Ohri janë qytete të pastra

Iniciativa O2 bën me dije se në të gjithë vendin ka disa mite dhe fakte për ndotjen e ajrit me PM10 dhe PM2.5 në muajin dhjetor. Më saktësisht, ata analizuan dhe krahasuan të dhënat për praninë e grimcave ndotëse PM10 dhe PM2.5 nga të gjitha stacionet matëse për muajin dhjetor, krahasuar me vitet e kaluara dhe sipas asaj që tregojnë, shumë mite bien në ujë, transmeton Portalb.mk.

“Një prej tyre është miti i (pa)pastërtisë në Berovë dhe Ohër. Sa i përket PM2.5 shumë më të rrezikshëm, Berova dhjetorin e kaluar ka pasur VETËM NJË ditë me të ashtuquajtur ajr të pastër. Prilepi, Gostivari, Kërçova (mungojnë më shumë matje ditore), Tetova, Strumicë, Gjevgjeli nuk kanë asnjë ditë ajër të pastër për grimcat PM2.5.”

Pikat matëse me numrin më të madh të ditëve me ajër të pastër për PM2.5 janë Manastiri 1 (mungojnë matjet për disa ditë) dhe Miladinovci. Stacioni matës Bitola 1 ndodhet në periferi të Manastirit pranë industrive të vogla për prodhimin e ushqimit dhe pijeve, në një distancë prej 13 kilometrash nga TEC Manastir. Këto të dhëna rrëzojnë mitin se Manastiri është qyteti më i ndotur për shkak të TEC Manastirit, thonë O2.

Nga atje shtojnë se sa i përket grimcave PM10, në Shkup dhe Tetovë nuk i kemi më koncentrimet e larta ditore prej mbi 500, 600, 700, 800, 900 μg/m3 që ishin rezultat i industrisë së madhe që punonte pa filtra si Makstil, Jugohrom etj.

“Në dhjetor 2022, me përjashtim të Lazaropolit, përqendrimet ditore të PM10 deri në 50 μg/m3 të lejuara me ligj, për më shumë se gjysmë muaj kanë: Miladinovci – 20 ditë, Manastir 1, Shtipi dhe Berova – 17 ditë, Gazi Baba me 16 ditë dhe Rektorati me 15 ditë. Një qytet industrial si Shkupi, me një stacion matës afër Zhelezarës dhe një tjetër në udhëkryqin më frekuentues, ka pothuajse të njëjtin numër ditësh me ndotje të lejuar si Berova, ashtu si Manastiri në pjesën industriale. Mitet se vende si Berova thithin shumë më shumë ditë ndotje të lejuar të ajrit sesa zona të caktuara në qytetet e mëdha industriale me trafik të rënduar po rrënohen. Më pak ditë me ajër të pastër në dhjetor të vitit të kaluar janë matur në Kërçovë, Tetovë dhe Kavadar. Në dhjetor të vitit 2022, vetëm në Strumicë nuk ka pasur asnjë ditë që PM10 të jetë nën 40 μg/m3, që e pozicionon qytetin në krye të tabelës së ndotjes”, thonë nga O2.

Në iniciativë thonë se mund të konstatohet se përveç përmirësimit të cilësisë së ajrit në Shkup dhe Tetovë pas vendosjes së filtrave ose ndërprerjes së punës nga industritë e mëdha, kushtet e motit vazhdojnë të jenë faktori kryesor që ndikon në cilësinë e ajrit, mikroklimën, a fryn erë apo jo, nga cili drejtim, a bie shi, a ka mjegull etj.

“Pa ndryshuar mënyrën e ngrohjes dhe pa vendosur standarde më të rrepta industriale, veçanërisht në qytete si Shkupi, ku për shkak të volumit të industrisë në vetë qytetin, është e nevojshme të përdoret gazi në proceset e prodhimit, kudo që teknologjitë më të mira të disponueshme e lejojnë këtë, si dhe ndalim për lëndët tjera djegëse, pa rregullim të qarkullimit rrugor, zhdukjen e fenomenit të djegies në hapësirë (kashta dhe mbetje të ndryshme), pa kontroll të punimeve ndërtimore dhe pluhur ndërtimi, por edhe pluhur nga zonat e pa gjelbëruara dhe rrugët e pista që era i shpërndan në ajër, a nuk do të kemi ajër të pastër për PM10 dhe PM2.5 jo vetëm në muajt e dimrit, por edhe gjatë gjithë vitit, thonë nga Nisma O2.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button