Arsovska kërkon nga Këshilli i Qytetit të Shkupit të miratojë kredi prej 10 milionë euro për blerjen e 50 autobusëve

Qyteti i Shkupit do të marrë kredi prej 10 milionë eurosh për blerjen e 50 autobusëve. Në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit, të caktuar për 26 janar, pikë e rendit të ditës me kërkesë të kryetares Danela Arsovska është huamarrja nga një bankë vendase për blerjen e autobusëve ekologjikë, transmeton Portalb.mk.

“Me qëllim që të inkurajojmë më tej vizionin e një Shkupi modern, duke mundësuar transport publik lehtësisht të aksesueshëm dhe modern, ndërkohë që kujdesemi për cilësinë e jetës dhe mjedisin, është obligim dhe prioritet në punën tonë që të investojmë në autobusë ekologjik me qëllim kryerjen e transportit publik në mënyrë më efikase. Me marrjen e këtij vendimi, qytetit të Shkupit do t’i mundësohet që përmes huamarrjes afatgjate të brendshme të blejë eko-autobusë”, thuhet në sqarimin kryetares Arsovska.

Për ta zbatuar këtë vendim të Arsovskës, këshilltarët duhet ta votojnë me shumicë votash vendimin për borxhin.

Arsovska në fushatën zgjedhore premtoi 250 autobusë të rinj, ndërsa huamarrja prej 10 milionë eurosh është vetëm për 50 vetura. Nëse pika miratohet, autobusët e rinj do të blihen për një vit e gjysmë, sepse kaq zgjat procedura. Fillimisht duhet shpallur një tender, i cili me thirrjen, përzgjedhjen dhe apelimin zgjat disa muaj dhe më pas kompania që do të zgjidhet duhet të prodhojë autobusët.

Qyteti i Shkupit, përkatësisht NTP “Shkupi”, tashmë po paguan kredi prej 10 milionë eurosh për blerjen e 33 autobusëve me gaz të blerë në kohën e ish-kryetarit Petre Shilegov. Shteti ka marrë kredi prej 70 milionë eurosh për projektin Bus rapid transit (BRT) ose të metrosë së autobusëve, gjë që Arsovska nuk e bën, kështu që në vit paguhen 350 mijë euro gjoba.

Transporti publik në Shkup tashmë tre muaj është në kolaps, autobusët janë reduktuar dhe kur arrijnë në stacion janë të mbingarkuar. Pasi transportuesit privatë kanë ndërprerë lëvizjen për shkak se nuk u është paguar borxhi prej 1.5 milionë eurosh, në rrugë nuk ka mjaft autobusë, ndaj pasagjerët qëndrojnë me orë të tëra në stacionet e autobusëve. Në mëngjes dhe pasdite autobusët janë të mbingarkuar, qytetarët nuk mund të hipin dhe të presin autobus tjetër që po ashtu është plot. Vonë në punë, shkollë, për kontroll mjekësor dhe pasdite qytetarët nuk mund të kthehen në shtëpi.

Kryetarja Arsovska si kandidate e VMRO-DPMNE-së fitoi zgjedhjet me premtimin për transport publik të shpejtë, efikas dhe falas, si dhe me blerjen e 250 autobusëve ekologjikë. Në vitin e parë të mandatit, jo vetëm që nuk e realizoi këtë premtim, por kolapsoi transporti publik në qytet, dhe për herë të parë në histori, Shkupi mbeti një ditë pa të pasi shoferët e NTP “Shkupi” nuk qarkulluan sepse nuk ishin paguar.

Kryetarja e qytetit nuk shfaq asnjë shqetësim për mungesën e autobusëve, madje këmbëngul që transporti funksionon normalisht, ndërsa këtë situatë e vuajnë qytetarët, të cilët përballen me pritje të gjata në stacione dhe vonesa të vazhdueshme, për çka nuk mban askush përgjegjësi.

Arsovska muajin e kaluar i ndërpreu kontratat me dy kompanitë private të transportit “Sloboda prevoz” dhe “Makespres”, pas së cilës ata protestuan dhe bllokuan qytetin. Me ndërprerjen e kontratave, në rrugë nuk ka mjaftueshëm autobusë dhe NTP “Shkup” funksionon me orar të reduktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button