RMV, sot do të dihet nëse në vend ka të sëmurë me variantin “kraken”

Deri sot me shumë gjasa do të dihet nëse ka persona të infektuar me llojin e ri të koronavirusit në vend – kraken. Kështu deklaroi dje kryetari i Komisionit për sëmundje infektive, Aleksandar Petliçkovski, transmeton Portalb.mk.

Sot priten rezultatet e dhjetëra mostrash.

“Për momentin në vijim është një raund i ri i sekuencionimit të disa dhjetëra mostrave. Presim që nesër të kemi rezultatet nga ky sekuencionim. Nuk përjashtohet mundësia që në mesin e këtyre mostrave të paraqitet edhe varianti Kraken. Gjë e mirë është që të gjithë të dhënat që deri më tani i kemi tregojnë se sërish bëhet fjalë për një variant i cili shkakton simptoma të lehta dhe nuk presim përhapje drastike të tij që ta ngarkojë sistemin shëndetësor”, deklaroi dr. Petliçkovski në intervistë për Televizionin Sitel.

Ai pohon se nuk ka vend për shqetësim tek qytetarët.

Sipas të dhënave të deritanishme të njohura për variantin e ri kraken të omicron, Petliçkovski thotë se është një variant që shkakton simptoma të lehta. Prandaj, siç tha ai, nuk pritet të rëndojë në mënyrë drastike sistemin shëndetësor.

Nga fqinjët, është konfirmuar vetëm në Greqi. Kraken u regjistrua për herë të parë në 22 tetor në Nju Jork dhe që atëherë është përhapur në Amerikë, por edhe në 30 vende të tjera, kryesisht në Evropë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button