12 tituj të ri të përkthyer

Dymbëdhjetë tituj të ri nga fusha e mjekësisë, shkencave natyrore-matematikore, bujqësisë, pedagogjisë, filozofisë dhe filologjisë sot janë promovuar në kuadër të projektit qeveritar për përkthimin e 1000 librave profesional prej të cilëve mësohet në universitetet kryesore botërore.

Me promovimin e sotëm, numri i përgjithshëm i librave të përkthyer nga autorë me renome botërore paraqet 886.

Këto shifra flasin qartë për kapitalin e këtij projekti të rëndësishëm, por edhe për përkushtimin, përgjegjësinë dhe këmbënguljen me të cilën të njejtin  realizuam dhe promovuam. Pak nga pak, projekti po i afrohet përfundimit të tij, ndërsa kapitali i diturisë i cili po hyn në Maqedoni përmes këtyre librave gjithnjë e më tepër po e gjen vendin dhe rolin e vet në arsim, shkencë, praktikë he në të gjitha segmentet e shoqërisë ku ka ndikim të vet”, theksoi kryeministri Gruevski gjatë promovimit.

Sipas tij, secili libër ka rëndësinë e vet për sfidat bashkëkohore me të cilat përballen vendet e botës dhe shumica prej tyre janë të lidhura në mënyrë direkte apo indirekte m politikat dhe masat e Qeverisë.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski paralajmëroi vazhdim dhe sendërtim të projektit.

Lajme të ngjashme

Back to top button