Detaje nga realizimi i deritanishëm i skriningut të KE-së me RMV-në

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.  

Informacion i pamjaftueshëm për publikun e gjerë mbi procesin e deritanishëm.

Malinka Ristevska Jordanova

Pas një pauze një mujore për festat vazhdon skriningu. Ky është një moment i mirë për të bërë një prerje se deri ku është ky proces. Të dhënat e prezantuara këtu bazohen në kalendarin e publikuar në ueb-faqen e SÇE-së dhe ndjekjen e deritanishme të skriningut.

Të dy pjesët e skriningut – ajo shpjeguese dhe ajo bilaterale – zhvillohen njëkohësisht. Deri tani është kryer skriningu shpjegues për tre kllasterët e parë: 1. Themelet, 2. Tregu i brendshëm dhe 3. Konkurrenca dhe rritja inkluzive. Këto kllasterë përfshijnë 22 kapituj dhe tre fusha. Rikujtojmë se ky cikël i skriningut shpjegues, në të cilin Komisioni Evropian e prezanton të drejtën e Unionit, është një azhurnim i skriningut të kaluar analitik të mbajtur në vitet 2018-2019.

Në vijim do të realizohet skriningu për tre kllasterët e mbetur: 4. Agjenda e gjelbër dhe Lidhshmëria e qëndrueshme (mars); 5. Resurset, bujqësia dhe kohezioni (qershor) dhe 6. Marrëdhëniet e jashtme (shtator).

Skriningu bilateral ka përfunduar për kllasterin e parë. Për kllasterin e dytë planifikohet nga janari deri në mars, për të tretin – nga marsi deri në qershor, për të katërtin – nga qershori deri në shtator, për të pestin dhe të gjashtin – në tetor dhe nëntor.

Radhitja e skriningut është e përshkruar në tabelën e mëposhtme (pjesët e përfunduara janë të shënuara; AA: Azhurnimi i skriningut analitik ; B: Skriningu bilateral).

2022 2023
Kll. Kapitulli/fusha IX X XI XII I II III IV V VI VII VIII IX X XI
1 Institucionet demokratike АА B
1 23 Gjyqësia dhe të drejtat themelore АА B
1 Reforma e administratës publike АА B
1 24 Drejtësia, liria dhe siguria АА B
1 Kriteret ekonomike АА B
1 5 Prokurimet publike АА B
1 18 Statistika АА B
1 32 Kontrolli financiar АА B
2 1 Qarkullimi i lirë i mallrave АА B
2 2 Liria e lëvizjes së punëtorëve АА B
2 3 E drejta e themelimit dhe liria e qarkullimit të shërbimeve АА B
2 4 Qarkullimi i lirë i kapitalit АА B
2 6 E drejta e shoqërive tregtare АА B
2 7 E drejta e pronësisë intelektuale АА B
2 8 Politika e konkurrencës АА B
2 9 Shërbimet financiare АА B
2 28 Mbrojtja e konsumatorëve dhe mbrojtja shëndetësore АА B
3 10 Shoqëria informatike dhe mediat АА B
3 16 Taksimi/Tatimet АА B
3 17 Unioni ekonomik dhe monetar B
3 19 Politika sociale dhe punësimi АА B
3 20 Ndërmarrjet dhe politika industriale АА B
3 25 Shkenca dhe hulumtimi АА B
3 26 Arsimi dhe kultura АА B
3 29 Unioni doganor АА B
4 14 Politika e transportit АА B
4 15 Energjia АА B
4 21 Rrjetet transeuropiane АА B B
4 27 Mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike АА B
5 11. Bujqësia dhe zhvillimi rural АА B
5 12. Siguria e ushqimit, politika veterinare dhe fitosanitare АА B
5 13. Peshkimi АА B
5 22. Politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturale АА B
5 33. Dispozitat financiare dhe buxhetore АА B
6 30. Marrëdhëniet e jashtme АА B
6 31. Politika e jashtme e mbrojtjes dhe sigurisë АА B

Ajo çka është më pak e njohur për publikun e gjerë është përmbajtja e procesit, për çka janë me rëndësi transparenca, por edhe komunikimi i realizuesve kryesorë.

Së pari sa i përket transparencës. Për skriningun janë në dispozicion prezantimet e Komisionit Evropian nga skriningu i kaluar për të gjithë kapitujt (2018-2019) dhe nga azhurnimi për kllasterin Themelet, por jo edhe për kllasterin e dytë dhe të tretë. Deri tani pozitive ka qenë që ka pasur transmetime online të mbledhjeve. Mirëpo, ato i ndjekin një numër relativisht i vogël i ekspertëve dhe përfaqësuesve të organizatave joqeveritare.

Për mbledhjet bilaterale të dhënat janë edhe më të varfra. Prezantimet nuk janë të publikuara. Për fat të keq, në ueb-faqen zyrtare të Sekretariatit për Çështje Evropiane, informacionet dhe dokumentet në lidhje me skriningun në përgjithësi nuk janë të strukturuara.

As Shqipëria nuk mund të mburret me transparencë të dokumenteve relevante. Për krahasim, informacionet dhe dokumentet mbi negociatat e Malit të Zi dhe Serbisë janë më të strukturuara. Janë në dispozicion edhe prezantimet e skriningut bilateral (edhe pse janë publikuar më vonë), ndërsa për Serbinë janë edhe procesverbalet e skriningut shpjegues].

Nga ana tjetër, sa i përket informimit dhe komunikimit me publikun e gjerë, ai kryesisht shfrytëzohet me njoftime mbi mbledhjet. Aspekti kryesor është pjesëmarrja e funksionarëve/përfaqësuesve të institucioneve në to. Mungojnë përpjekjet e Qeverisë, gjegjësisht të Sekretariatit për Çështje Evropiane, si trup qendror koordinues i procesit, që publikut të gjerë t’i transmetohet përmbajtja kryesore dhe mesazhet nga mbledhjet. Në konferencat për shtypin, por edhe në format e tjera të komunikimit, përmbajtja e skriningut bie nën hijen e çështjeve politike, siç është çështja e ndryshimit të Kushtetutës.

Sipas njoftimit të varfër të Sekretariatit për Çështje Evropiane, në mbledhjen e tretë të mbajtur së fundmi të Komitetit punues për integrim evropian, midis tjerash, është diskutuar edhe për “obligimet nga skriningu bilateral”, por nuk ka sqarim se cilat janë ato obligime. Supozohet se në këtë fazë ato janë kërkesa për të dhëna plotësuese dhe sqarime për mbledhjet. Mirëpo, që të mos ketë supozime, është e domosdoshme të ketë informacion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button