Petliçkovski: Te ne zyrtarisht nuk ka Kraken, por ka shumë mundësi që të jetë i pranishëm

Kryetari i Komisionit për sëmundje ngjitëse dr. Aleksandar Petliçkovski deklaroi se te ne ende zyrtarisht nuk është regjistruar nënvarianti i kovid Kraken, megjithatë ka shumë mundësi që të jetë i pranishëm. Nesër priten rezultatet nga sekuencionimi i dhjetëra mostrave, njofton Portalb.

“Për momentin në vijim është një raund i ri i sekuencionimit të disa dhjetëra mostrave. Presim që nesër të kemi rezultatet nga ky sekuencionim. Nuk përjashtohet mundësia që në mesin e këtyre mostrave të paraqitet edhe varianti Kraken. Gjë e mirë është që të gjithë të dhënat që deri më tani i kemi tregojnë se sërish bëhet fjalë për një variant i cili shkakton simptoma të lehta dhe nuk presim përhapje drastike të tij që ta ngarkojë sistemin shëndetësor”, deklaroi dr. Petliçkovski në intervistë për Televizionin Sitel.

Ai pohoi se nuk ka hapësirë për shqetësim midis qytetarëve.

Sipas dr. Petliçkovskit, gjendja epidemiologjike në vend është stabile, ndërsa sezoni i influencës filloi para dy javësh dhe do të duhet të zgjasë shtatë-tetë javë.

“Ende po lëvizim drejt kulmit, sezoni i influencës së sivjetme filloi para dy javësh dhe do të duhet të zgjasë shtatë-tetë javë, por sipas të dhënave nga vendet fqinje, tanimë po i afrohemi një pllaje. Ky mot i ngrohtë nuk ndikon shumë në përhapjen e gripit, prandaj ka mundësi që të arrijmë maksimumin për rreth një apo dy javë. Madje ky maksimum nuk dallon nga maksimumet të cilët vite më parë mesatarisht i arrijmë që do të thotë se asgjë e papritur nuk ndodhë në këtë moment”, deklaroi dr. Petliçkovski, duke u përgjigjur në pytjen lidhur me numrin e rritur të personave probleme të frymëmarrjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button