Pamje nga aksioni policor në rajonin e Tetovës (VIDEO)

Policia e Maqedonisë së Veriut ka publikuar pamjet dhe rezultatet e bastisjes policore në Shipkovicë, duke raportuar për gjetje të armëve dhe municionit, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit e policisë Sektori për tregti pa leje me drogë, armë dhe materiale të rrezikshme dhe SPB Tetova, në rrugën “Pollog”, e ka arrestuar 34 vjeçarin U.M. nga Shipkovica e Tetovës”, raportoi Policia.

Në veturën e tij “Opel Astra” është gjetur një armë automatike dhe 50 plumba, ndërsa në shtëpinë e tij janë gjeutr armë të kalibrit të ndryshëm.

Batisja është kryer me urdhër të gjykatësi përkatës nga Gjykata Themelore në Tetovë.

“Nga SPB Tetovë, në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë do të paraqitet kallëzim penal në bazë të nenit 396 nga Kodi Penal”, paralajmëroi Policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button