Bayern Munich me portier të ri

Pas shumë përpjekjeve dhe diskutimesh, Bayern Munich ka gjetur portierin e fazës së dytë. Yann Sommer është prezantuar tashmë më shokët e skuadrës, me të cilët ka kryer edhe seancën stërvitore nën urdhërat e trajnerit, Julian Nagelsmann. Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, Bayern ka firmosur me 34-vjeçarin një kontratë dy vjeçare, teksa në arkat e Borussia Monchengladbach kanë shkuar 8 milionë euro, raporton Klan.

Sommer i cili do të marrë vendin e Neuer, në infermieri për shkak të dëmtimit gjatë skijimit do t’i kushtojë edhe 1.5 milionë euro të tjera arkave të Bayern Munich nëse arrin që të triumfojë në Champions League.

“Është një klub i madh dhe i fuqishëm. Kemi luajtur kundër njëra-tjetrit shumë herë. E di cilësinë dhe atmosferën e madhe të këtij klubi. Jam krenar që jam pjesë e Bayern. Kemi disa sfida të mëdha përpara. Mezi pres të filloj aventurën e re me shokët e rinj të skuadrës” pranoi Sommer për faqen zyrtare të bavarezëve.

Në mungesë të Neuer, portieri zvicerian do të jetë numri 1 në urdhërat e trajnerit Nagelsmann, me Bayern që do përpiqet për të fituar titullin e Bundesligës gjermane dhe të ngre lart trofeun e Ligës së Kampionëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button