Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut edhe këtë muaj mund të aplikojnë për Çmimin e Vitit në vlerë prej 100 mijë denarë

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut deri më 1 shkurt do të pranojë aplikime nga të rinjtë e Maqedonisë së Veriut në Konkursin për Çmimin e Vitit. Varësisht nga punimet, mund të jepet çmim edhe për vendin e dytë, vetëm për vendin e dytë ose asnjë çmim, dytë, transmeton Portalb.mk.

“Të gjithë hulumtuesit e rinj të interesuar mund të dorëzojnë punimin e tyre, sipas kushteve dhe kritereve të thirrjes publike të shpallur në korrik të vitit të kaluar. Të drejtë për pjesëmarrje në Konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në 35 vjet, të cilët nuk janë punonjës të Bankës Popullore dhe nuk janë anëtarë të Këshillit. Autorët kanë të drejtë të konkurrojnë në Konkursin për përzgjedhje të punimit më të mirë me punim tashmë të botuar, por jo para 1 janarit të vitit 2021”, raporton Banka Popullore.

Të interesuarit punimet mund t’i dorëzojnë deri te Banka përmes adresës [email protected].

“Çmimi i Vitit i Bankës Popullore për punimin më të mirë është 100.000,00 denarë. Megjithatë, nëse Këshilli për Vlerësim vlerëson se punimi i dytë është gjithashtu me cilësi afër punimit më të mirë, Banka Popullore mund të ndajë edhe çmim të dytë në shumën prej 50.000,00 denarë”, sqaroi Banka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button