PSE NUK PIQET BUKA E POPULLIT? 

Kush e pret jetën teksa hapet goja?

Shkruan: Adelina Xhaferi

Rrugëtimi i shoqërisë njerëzore dhe zhvillimi i saj fizik dhe mendor në rrjedhë të shekujve, për aq kohë sa pati interes dhe nevojë për (bashkë)jetesë tregon jo vetëm kapërcimin e kohës, por në të njëjtën kohë edhe vetë funksionimin në të mirë të njëri-tjetrit. Gjithë kjo tregon se si kjo shoqëri, e përbërë nga shtresa të ndryshme brenda asaj që quhet hierarki, arriti të krijonte një rend të caktuar për atë se si do të funksiononte, sa do të lidhej me faktorin hapësirë, faktorin kohë dhe vetë faktorin njeri, si dhe sa do të mundësonte një lidhje të natyrshme për atë që lihej me atë që duhej kapur.

Në këtë lidhje jo më pak e rëndësishme ndër shekuj u tregua se është edhe ajo se si do të vihej në pah ekzistenca e tjetrit dhe sa do të ndihmohej apo pengohej ajo gjë. Sepse vetë historia tregon se jo gjithmonë njeriu e përjetoi më të mirën, jo gjithmonë e gëzoi jetën dhe atë që e merrte të falur nga natyra, jo gjithmonë ishte në paqe me veten dhe me atë se çfarë ndodhte përreth tij.

Por pavarësisht gjithë kësaj, kapërcimi i kohës në kohë dhe shpresa se dita e nesërme do të ishte më e mirë jo vetëm për reflektimin e asaj që mbetej në të kaluarën, por edhe për atë se si do të funksiononte mbarë shoqëria, bëri që kjo e fundit në të mirën e saj ta shihte pikërisht periudhën e demokracisë.

Në këtë të fundit, në të gjitha anët dhe pikat karakterizuese të këtij sistemi, të siguruarit e një jetesë të mirë dhe të nevojshme për individin apo rrethin shoqëror, shihet se është bërë më i vështirë se sa ajo që ka mundur të bëhet në të djeshmen. Sepse, nëse për të gjithë (së paku në këtë mënyrë u mendua) ky sistem do të ishte i drejtë dhe i barabartë, ajo që shihet në realitet është një e drejtë e njëanshme dhe një mundësi jo e barabartë jetese.

Kjo e fundit, thuhet duke u mbështetur në vetë atë që sheh syri i njeriut, sepse si asnjëherë më parë, edhe kur thuhet se shoqëria njerëzore ka pasur dhe ka përjetuar kriza në atë se si do ta siguronte jetesën dhe bukën e nevojshme, sot, po kjo e fundit është në mungesë të vazhdueshme. Po kjo e fundit është një dhimbje e përditshme nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe fajtori nuk ka emër.

Sot shoqëria njerëzore nuk i gëzohet më faktit se vijnë ditë të reja dhe se sërish e sheh diellin apo e pranon edhe shiun. Sot kjo shoqëri nuk e beson më shpresën e aq më pak atë se do t’i jepet një shkëndijë e vogël, sepse sa herë që niset për të besuar i pritet jeta, sa herë që niset për të ëndërruar i shteret jeta, sa herë që niset për të jetuar i zihet fryma, e në këtë mënyrë edhe për shumë herë të tjera nisjet i ka të ndaluara.

Më e dhimbshme në këtë mes është mungesa e elementit kryesor për jetë, “BUKËS” që mbetet vetëm brumë i lënë mbi tavolinën që rrethohet me mure të cilat mbajnë të varura certifikata, lëvdata e mirënjohje të shumta por jo të gjitha të merituara, që ruajnë fjalë për bërje të qejfit e jo të thëna jashtë, e mbi këtë tavolinë, pavarësisht asaj se sa do të fryhet brumi, pjekja do të varet nga “BUKËPJEKËSI”.

Ajo që i mbetet popullit është ta durojë urinë, ta bëjë këtë ditë për ditë derisa në këtë që quhet demokraci buka të vijë edhe e djegur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button