Serbia po përballet me vitin më të vështirë në historinë moderne, vlerësoi Vuçiq

Serbia po përballet me një vit kritik, ndoshta një nga “më të vështirët” në historinë moderne në aspektin politik dhe ekonomik, tha presidenti i vendit Aleksandar Vuçiq në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vuçiq tha se do të takohet me të dërguarit specialë të Gjermanisë, Francës, SHBA-së, Italisë dhe BE-së për një bisedë “shumë të vështirë”.

“Të shtunën dhe të dielën gjithashtu do t’i drejtohemi publikut me masa të reja dhe do të themi se çfarë kërkohet dhe pritet nga Serbia për Kosovën dhe për sanksionet ndaj Rusisë”, tha Vuçiq.

Serbia, një nga aleatët më të afërt të Rusisë në Evropë dhe e cila aspiron të bëhet anëtare e BE-së, deri më tani i ka rezistuar zbatimit të sanksioneve perëndimore ndaj Moskës për luftën e saj kundër Ukrainës.

Rusia gjithashtu mbështet Serbinë në refuzimin e saj për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë, në një intervistë për Bloomberg të publikuar sot, Vuçiq ka thënë: “Ne, që në fillim, kemi thënë se nuk ishim në gjendje dhe nuk mund të mbështesim invazionin e Rusisë kundër Ukrainës”.

“Ne kemi një marrëdhënie tradicionalisht të mirë, por kjo nuk do të thotë se mbështesim çdo vendim të vetëm ose shumicën e vendimeve që vijnë nga Kremlini”, ka shtuar ai.

Këtë javë, Vuçiq po ashtu kritikoi forcën mercenare ruse Wagner për përpjekjet për të rekrutuar ushtarë nga vendi i tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button