Përmbytje nga shiu në vendet e Ballkanit

Moti i keq nga reshjet e shiut ka shkaktuar përmbytje në disa vende të Ballkanit si Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina si dhe Serbia, transmeton Portalb.mk.

Shqipëri, situata më kritike është në rajonin e Shkodrës dhe Lezhës, ku janë shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore dhe lagjeve. Sipas informatave nga Komuna e Shkodrës, rreth një mijë hektarë sipërfaqe toke është e përmbytur, ndërsa në disa pjesë është ndërprerë energjia elektrike. Në Lezhë, në disa pjesë është vështirësuar lëvizja e qytetarëve, ndërsa janë mbyllur disa shkolla. Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo banesa të përmbytura.

Kosovë, shiu ka shkaktuar vërshime në disa pjesë të vendit si në Mitrovicën e Veriut, Mitrovicën e Jugut, Zveçan dhe Skenderaj. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëroi se në ditët në vazhdimmund të ketë vërshime në disa pjesë të Kosovës.

Bosnje dhe Hercegovinë raportohet për përmbytje në Konjic, në pjesën jugore të vendit. Ndërkaq niveli i ujit është rritur në lumenjtë Neretva dhe Trebizat. Në Sarajevë janë përmbytur bodrumet e sisa shtëpive, kurse është rritur niveli i ujit në lumin Miljacka.

Përndryshe, përmbytje nga shiu ka pasur edhe në Serbi. Konkretisht në pjesën jugperëndimore, në qytetin Sjenica, si rezultat i derdhjes së lumit Grabovica.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button