Tradita vazhdon, Xheza pehlivani më i mirë (FOTO)

Tradita 5 shekullore e cila nuk bie nën ndikimin e kohës moderne. Kështu do ta kishim filluar shkrimin për mundjen tradicionale, e që ndër banorët tanë njihet më mirë si “pehlivan”, sport ky që po mbahet me shumë fanatizëm më shumë se 500 vite në territoret e Maqedonisë. Fshati Studeniçan është vendi ku ky sport ka një vlerë të madhe dhe të veçantë, ndërsa pikërisht këtu në dyluftim dalin pehlivanët më të mirë nga vendi dhe rajoni.

Luftëra atraktive (Foto: mkd.mk)
Luftëra atraktive (Foto: mkd.mk)

Fshati Studeniçan për herë të 4-të është nikoqir i lufërave tradicionale pehlivan, ndërsa sivjet pjesëmarrës kishte nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Turqia, Bullgaria dhe Greqia.

Luftërat interesante i kanë përcjellë më shumë se 5000 dashamirëve të mundjes tradicionale, ndërsa ky manifestim kulturorë-sportiv ishte titulluar “Tradita vazhdon” 2014 në Studeniçan, e që u organizua nga Shoqata Qytetare “AKSI” në bashkëpunim me Komunën e Studeniçanit dhe e financuar nga Ministria e Kulturës së RM-së.

Përballje interesante (Foto: mkd.mk)
Përballje interesante (Foto: mkd.mk)

Në këtë manifestim i pranishëm ka qenë edhe ish-presidenti i Shqipërisë z.Alfred Mojsiu, përfaqësuesi i Unionit të shqiptarëve në Kroaci z.Idriz Sulejmani, përfaqësuesi i prefekturës së Zagrebit z.Memetali Zenuni, ambasadori i Hungarisë në Maqedoni dr.Jozef Benxe si dhe shumë përfaqësues të ambasadave të ndryshme në vend, institucioneve shtetërore dhe shoqatave joqeveritare.

Përveç mundjes, të pranishmit patën mundësi të ndjekin edhe disa këngë dhe valle të prezantuara nga SHKA “Karshiaka” dhe SHKA “Akif Jahja” nga Tearca e Tetovës si dhe të shijojnë ushqimet tradicionale karakteristike për rajonin e Karshiakës.

Pamje nga garat (Foto: mkd.mk)
Pamje nga garat (Foto: mkd.mk)

Fitues të manifestimit kulturoro-sportiv “Tradita vazhdon” u shpallën Xhezair Latifi-Xheza (vendi i parë) dhe Muhamet Vehseli (vendi i dytë) dhe Ramazan Bakiu (vendi i tretë. / Portalb

Në vijim po i paraqesim edhe fituesit e manifestimit “Tradita vazhdon” 2014 sipas kategorive:

 

Kategoria e V-të:

1. Nehat Emini – Studeniçan

2. Valon Rogaqi -Shkup

3. Basri Jusufi – Studeniçan

Kategoria IV-të:

1. Metin Ramadani – Shkup

2. Shukri Asani – Saraj

3. Adem Kamberi – Shkup

Kategoria e III-të:

1. Dejan Mitrov – Shtip

2. Sabaudin Musafa – Studeniçan

3. Stojance Danillov – Shtip

Kategoria e II-të:

1. Gjorgji Stretkov – Bullgari

2. Mevlud Memishi – Patishka Rekë, Shkup

3. Samir Ibrahimi – Prilep

Kategoria e I-rë:

1. Xhezair Latifi – Studeniçan

2. Muhamet Vejseli- Studeniçan

3. Ramazan Bakiu – f. Buzallkovë, Veles

Lajme të ngjashme

Back to top button