Tupançevski për arratisjen e të burgosurit Bekim Memeti: Do të përcaktohet shkalla e përgjegjësisë, hetimi nuk do të ndalet

Të gjithë të përfshirët në rastin e arratisjes së të burgosurit Bekim Memeti janë në paraburgim, por kjo nuk do të thotë se do të ndalet me kaq. Këtë e theksoi ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Top Tema” në Tv Telma. Sipas tij, duhet të ketë përgjegjësi për të gjithë të përfshirët në këtë rast, ndërsa tregoi se për personin që është në arrati është lëshuar fletarrest ndërkombëtar, transmeton Portalb.mk.

“Reagimi është fillestar, por kjo nuk do të thotë se do të ndalet me kaq. Kjo ngjarje kriminale ende nuk është zbardhur. Nuk ka nevojë të jesh ekspert në fushën e së drejtës penale për të vënë re dhe për të parë se është një aksion i mirëorganizuar ku ka reagimin e duhur nga autoritetet shtetërore. Në seancën e djeshme të Qeverisë është shkarkuar drejtori i Dretorisë për zbatimin e sanksioneve – DZS dhe janë shqyrtuar të gjitha variantet që do të nënkuptonin përgjegjësi në vijë vertikale. Më lejoni t’ju kujtoj se para disa muajsh, para 3 apo 4 muajsh, nga Qeveria ishte shkarkuar drejtori i mëparshëm i INP Idrizovë. Por kjo nuk do të thotë se duhet të ndalet këtu, thjesht duhet të zbulohet se kush është i përfshirë në tërë këtë punë”, theksoi Tupançeski.

Duke folur për përgjegjësinë e personave të tjerë, ministri e Drejtësisë theksoi se nuk përjashtohet dhe po shqyrtohen të gjitha opsionet për të përfshirët në incident. Përgjegjësia duhet të jetë në vijë vertikale, nga e para tek e fundit.

“Cila është përgjegjësia që duhet ta përcaktojnë organet hetimore. A e ka bërë dikush pa dashje, me qëllim, me paramendim, nga pakujdesia, kjo duhet të vërtetohet nga hetimi. Në situata të tilla, ndonjëherë edhe lëshimet e paqëllimshme kanë ndikim serioz. Të shohim si do të shkojnë gjërat. Mbetet për t’u parë nëse ky lloj kallëzimi penal do të zgjerohet. Por duhet të pranojmë se janë të rralla rastet kur kemi këtë lloj reagimi shoqëror”, thekson Tupançeski.

Lidhur me emërimin e Jovica Stojanoviqit për ushtrues detyre të DZS-së, Tupançeski tha se bëhet fjalë për person, që gjatë gjithë jetës së tij është marrë me këtë aktivitet. Drejtori duhet të jetë person përgjegjës, person që e njeh punën e tij dhe që ka përvojë serioze profesionale dhe jetësore në çështjet që lidhen me këtë sferë.

Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski, paralajmëroi se duhet të ndërmerren ndryshime ligjore për të hequr të gjitha keqpërdorimet e mundshme në lidhje me vendbanimin e personave të dënuar dhe mundësinë e vuajtjes së dënimit me burg në Strugë. Është e mundur të përshkruhet që një ose dy vjet të jetë vendbanimi i fundit i personit të dënuar.

I burgosuri Bekim Memeti, i cili gjatë rrugës për në spital ka plagosur një polic të burgut dhe është arratisur është i dënuar me burg për një vrasje të kryer në vitin 2016 në Reçicë të Vogël të Tetovës.

Memeti fillimisht u dënua në mungesë, ndërsa në vitin 2020 u arrestua në Berlin të Gjermanisë dhe më pas u ekstradua. Procedura u përsërit në gjykatë dhe u dënua sërish me burg të gjatë.

Në shtator të vitit 2016, në rrugën 188 në Reçicë të Vogël, ka pasur një debat mes dy grupeve, gjatë së cilës ka vdekur një person, për të cilin është akuzuar dhe dënuar Memeti, i cili tani është sërish në arrati.

I arratisuri Memeti është gjetur në Gjermani, i cili disa ditë më parë në rrethana të çuditshme ka arritur të arratiset nga një furgon i policisë së burgjeve rrugës për në spital. Mësohet se Memeti ka arritur t’i marrë armën drejtuesit të furgonit pavarësisht pranisë së tre punonjësve të tjerë të burgut, ka plagosur rojen e burgut me armën e shërbimit dhe është arratisur me një makinë që ndodhej pranë vendit të ngjarjes. Arratisja u raportua në orën 23:30 të 13 janarit.

36 vjeçari Memeti është i dënuar me gjithsej 21 vjet burgim, nga të cilat 19 për vrasje dhe 2 për prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Ai ishte në burg prej 28 dhjetorit të vitit 2020, ndërsa do të duhej t’i përfundojë më 17 prill të vitit 2040.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button