Pretendohet se Gjermania ka paraqitur parakushte për t’i dhënë Ukrainës tankun Leopard

Pretendohet se kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se do t’i dorëzojnë Ukrainës tanket Leopard në rast se SHBA-ja i dorëzon tanket e saj të tipit Abrams, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e “Süddeutsche Zeitung” thuhet se në një bisedë telefonike të zhvilluar të martën, kancelari Scholz i ka thënë presidentit amerikan Joe Biden se Ukrainës mund t’i japin tanket Loepard vetëm nëse SHBA-ja i dorëzon këtij vendi tanket e saj luftarake të tipit Abrams.

Në lajm thuhet se Biden nuk ka bërë ndonjë premtim pavarësisht se Scholz ka paraqitur këtë kusht në bisedë.

Theksohet se është e paqartë nëse do të ndërmerren apo jo hapa të premten para Takimit të Grupit të Kontaktit të Ukrainës në bazën ajrore Rammstein që i përket SHBA-së në Gjermani.

Kompania Krauss-Maffei Wegmann deri më sot ka prodhuar rreth 3.600 tanke luftarake Leopard-2 dhe këto ua ka dorëzuar shumë vendeve.

Thuhet se në ushtrinë gjermane ndodhen rreth 300 tanke Leopard. Duhet të ketë miratim nga Gjermania që një tank Leopard që ndodhet në inventarin e një vendi t’i jepet një vendi tjetër.

Gjermania rreth dy javë më parë bëri të ditur se do t’i japë Ukrainës 40 mjete luftarake të blinduara Marder.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button