Mesila Doda kritikon BDI-në për rolin diskriminues ndaj grave

Deputetja e PD-së në Shqipëri, njëherësh edhe Kryetarja e Aleancës së Grave Deputete në Parlamentin e Shqipërisë,  Mesila Doda, pas publikimit të listës së ministrave shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë, është shprehur e shqetësuar për mosemërimin e asnjë gruaje në poste ministrore. Deputetja Doda e konsideron atë si një “Shenje fort e keqe dhe diskriminuese për rolin e gruas shqiptare”.

“Po lexoja listën e ministrave shqiptare në qeverinë maqedonase. Me keqardhje pashë që nuk kishte asnjë grua. Nuk çuditem që punët shkojnë aq keq në atë vend. Shenjë fort e keqe dhe diskriminuese për rolin e gruas shqiptare. Sot duhet të ndjehemi të gjitha të pavlerësuara nga ky fakt. I uroj gjithashtu suksese kandidateve gra në listat e Parlamentit të Kosovës. Shpresoj të votohen sa më shumë dhe të sjellin ndryshimin e historisë për këtë komb, histori progresi, paqe e begati”.

Lajme të ngjashme

Back to top button