Gir: Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese do të ketë ngecje në eurointegrimet e RMV-së

Është e saktë se skriningu po avancon mirë. Punë tjetër e rëndësishme është zbatimi i reformave dhe këtu rol të tyre kanë më shumë aktorë, megjithatë, përgjegjësia kryesore bie në shpinën e Qeverisë, deklaroi sot euroambasdadori Dejvid Gir, i cili ishte në vizitë në Ohër bashkë me ambasadorë tjerë të vendeve-anëtare të BE-së, njofton Portalb.mk.

Në lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe çfarë do të ndodh nëse nuk do të miratohen, Gir tha se beson që do të vijë në ngecje dhe se nuk mund të tregojë se çfarë do të ndodh më tej.

“Shteti ka histori të mirë të marrëdhënieve ndëretnike dhe mendoj se do të miratojë vendim që do t’i përforcojë edhe më shumë, pa cenuar identitetin e këtij vendi, pasi që identiteti nuk humb në rrugën drejt BE-së, megjithatë, pasi ky ndryshim është pjesë nga Marrëveshja e cila është bërë me qëllim të fillimit dhe vazhdimit të marrëveshjeve hyrëse nëse nuk bëhet ajo, besoj që do të vijë deri në ngecje të caktuar, dhe më tej se çfarë do të ndodh nuk mund të tregoj”, shtoi Gir.

Kujtojmë se, kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi më 13 janar se nuk ka plane për momentin, por nuk e përjashton mundësinë e një takimi të ri të liderëve për ndryshimet kushtetuese dhe çështjet më të rëndësishme.

I pyetur se si do ta bindë opozitën që të kryejë ndryshimet kushtetuese deri në nëntor, Kovaçevski tha se, për 10 muaj mund të bëhen shumë gjëra dhe të gjithë duhet të jenë përgjegjës ndaj shtetit dhe qytetarëve.

Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare. Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor. Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button