Mbi 90% të rezultateve të DnV-së nxjerrin fituese PDK-në

Rezultatet e Demokracisë në Veprim nxjerrin fituese të këtyre zgjedhjeve Partinë Demokratike të Kosovës me 29.9% të votave, nga mbi 90% e vendvotimeve.
Rezultatet e Demokracisë në Veprim, lënë 3% më poshtë Lidhjen Demokratike të Kosovës me 26.3%.
Pas tyre radhitet Lëvizja Vetëvendosje me 13.9%. E me vetëm 10% mbetet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Nisma për Kosovën, sipas Demokracisë në Veprim, ka marrë vota të mjaftueshme për t’u futur në Kuvendin e Kosovës, gjithsej 5.0%, ndërsa Aleanca Kosova e Re ka marrë vetëm 4.8%.

Lajme të ngjashme

Back to top button