Shkup, një 24 vjeçar i dyshuar për veprën penale përdhunim

Prokuroria themelore publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër personit i cili dyshohet se ka kryer vepër penale Përdhunim nga neni 186 paragrafi 1 i Kodit Penal. Siç sqaron prokuroria, më 13 janar, në një banesë në rrugën “Mavrovska”, i dyshuari, 24-vjeçar nga Shkupi, ka kryer mardhënie intime pa dëshirën e saj me një vajzë me të cilën paraprakisht ka qenë në lidhje prej disa muajsh, transmeton Portalb.mk.

“Ai ka hyrë në banesën ku ndodhej e dëmtuara dhe ndonëse ajo ka rezistuar, me forcë fizike dhe goditje e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale. Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, sepse ekzistojnë rrethana që tregojnë për rrezikun e arratisjes dhe mundësinë që ai ta përsërisë veprën”, njofton Prokuroria. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button