Detaje nga aksidenti i mbrëmshëm në Tetovë, katër persona të lënduar

Katër persona janë lënduar mbrëmë rreth orës 20 në një aksident trafiku në mes të tri veturave në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, transmeton Portalb.mk.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë tri vetura pasagjerësh: BMW me numër regjistrimi Tetovë e drejtuar nga E.B (21) nga Sellca e Tetovës, Audi me targa të Shkupit drejtuar nga E M. (44) nga Gradeci i Gostivarit. Në aksident katër persona kanë pësuar lëndime fizike të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës, pas së cilës janë lëshuar për trajtim shtëpiak”, njoftojnë nga MPB-ja e Tetovës.

Një ekip i SPB Tetovë ka bërë këqyrje në vendin e aksidentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button