UNESCO: Vrasjet e gazetarëve u rritën për 50% në 2022

Numri i gazetarëve dhe punonjësve të medias të vrarë është rritur me 50 për qind gjatë vitit 2022, njoftoi UNESCO. Rreth 86 gazetarë dhe punonjës të medias u vranë vitin e kaluar, ndërsa vendet më të rrezikshme të botës, sipas numrit të vrasjeve, ishin Amerika Latine dhe Karaibet, transmeton Portalb.mk.

Organizata shkencore, arsimore dhe kulturore e OKB-së UNESCO ka një mandat për të garantuar lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve në mbarë botën, dhe agjencia e OKB-së tha se të dhënat e saj nënvizojnë rreziqet dhe dobësitë serioze që përballen gazetarët në punën e tyre.

“Pas disa vitesh rënie të vazhdueshme, rritja e mprehtë e numrit të gazetarëve të vrarë në vitin 2022 është alarmante”, tha drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay.

Rajoni më i rrezikshëm për gazetarët ishte Amerika Latine dhe Karaibet, ku vitin e kaluar u regjistruan 44 vrasje të punonjësve të medias. Në Azi dhe Paqësor ka pasur 16 vrasje, ndërsa në vitin 2022 janë regjistruar 11 vrasje në Evropën Lindore. Sipas vendeve, numri më i madh i vrasjeve në botë ishte në Meksikë (19), e ndjekur nga Ukraina (10) dhe Haiti (9).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button