Të hënën gjykimi i ri për lëndën “Titanik 2” ku të akuzuar janë edhe Mijallkovi me Thaçin

Gjykata Penale në Shkup të hënën duhet ta publikojë aktgjykimin e shkallës së prerë për rastin “Titanik 2”, lëndë e cila ka të bëjë me parregullsitë në zgjedhje për të të cilat janë të akuzuar ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ish anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, raporton MIA.

Ky do të jetë vendimi i dytë i shkallës së prerë për “Titanik 2”, pasi Gjykata Penale në vitin 2019 i dënoi të akuzuarit, por në dhjetor të vitit të njëjtë Gjykata e Apelit e shfuqizoi aktvendimin për shkak të shkeljeve thelbësore të procedurës dhe rastin e ktheu në rigjykim.

Prokurori Gavrill Bubevski në procesin e sotëm gjyqësor kërkoi që Mijallkovi, Thaçi dhe ish anëtarët e KSHZ-së të shpallen fajtorë në rastin “Titanik 2”.

LEXO: Fjalët përfundimtare për “Titanik 2”, Prokuroria kërkoi të dënohen Thaçi, Mijallkovi dhe ish anëtarët e KSHZ-së

Rikujtojmë që rasti është në rigjykim, pasi që më 23 dhjetor 2019, Gjykata e Apelit i shfuqizoi aktgjykimet për lëndën “Titanik 2”.

Sipas aktgjykimit të gjykimit të parë, i cili u publikua më 8 mars 2019 të akuzuarit janë dënuar me gjithsej parashtruar 19 vjet e 8 muaj burg.

  • Sasho Mijallkov3 vjet burg
  • Menduh Thaçi: 3 vjet e 2 muaj burg
  • Bedredin Ibraimi: 4 vjet e 6 muaj burg
  • Aneta Stefanova: 3 vjet burg
  • Vllatko Sajkovski: 3 vjet burg
  • Sasho Sërcev: 3 vjet burg

Sipas aktakuzës, Sasho Mijallkovi, duke e shfrytëzuar fuqinë e vet të cilën e ka pasur në shoqëri dhe raportet e afërta me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçin, në vitin 2013-të, është paraqitur te ai dhe i ka kërkuar, që anëtari i KSHZ-së nga PDSH-ja, Bedredin Ibraimi të votojë për shkatërrim të votimit në vendvotimin në Strumicë, edhe pse për atë nuk ka pasur bazë. Thaçi është paraqitur te Ibraimi, dhe ai ka votuar për shkatërrim.

Anëtarët tjerë të KSHZ-së, Sërcev, Sajkovski dhe Stefanova, edhe ato kanë votuar për shkatërrim të votimit, edhe pse numri i votuesve të regjistruar dhe numri i votuesve ka qenë i njëjtë. Ky vendim i KSHZ-së ka ndikuar që të ketë rivotim, dhe të dëmtohet buxheti.

Të gjithë të akuzuarit e “Titanik 2”, përveç Sasho Mijallkovit, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, ndërkaq ish shefi i Policisë Sekrete akuzohet për veprën penale “marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm”.

Nga “bombat” e publikuara të partisë Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), kur ka qenë në opozitë, mund të dëgjohet se si Mijallkov dhe Thaçi merren vesh për votim në lidhje me ankesat e dorëzuara deri te KSHZ-ja. Gjykata e Apelit i ka pranuar dy “bomba” që të jenë pjesë e dëshmive materiale në këtë lëndë.

Biseda e përgjuar që e publikoi LSDM:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button