Njeriu më i pasur i Anglisë dëshiron të blejë Manchester United

Sir Jim Ratcliffe ka hyrë në garë për të blerë Manchester United. Klubi i Old Trafford u nxor në shitje nga familja Glazers në nëntor, raporton ABC.

The Times raporton se Ratcliffe ka konfirmuar se dëshiron të marrë komandën e gjigantit anglez. Një zëdhënës i biznesmenit tha: “Kemi hyrë zyrtarisht në proces”. Megjithatë, po dalin informacione se manjati anglez nuk do të jetë vetëm, pasi për klubin anglez janë të interesuar edhe biznesmenë nga Shtetet e Bashkuara, Lindja e Mesme dhe Azia.

Ofertat formale pritet të mbërrijnë në fillim të shkurtit dhe synimi do të jetë që ndryshimi i pronësisë të bëhet në fund të sezonit aktual.

Familja Glazers kërkon një shumë mbi pesë miliardë paund. Ratcliffe, një tifoz i përjetshëm i United, kishte shfaqur interes për klubin që nga vera e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button