Ministri Spasovski theksoi që në rajonin e Tetovës brenda një dite të vitit të kaluar janë arrestuar 30 persona për drogë

Në luftën kundër drogës në Maqedoninë e Veriut, ministri Oliver Spasovski raportoi që vitin e kaluar janë sekuestruar 2.4 tonelata drogë dhe qindra kallëzime penale, transmeton Portalb.mk.

“Kishim rreth 2,4 tonelata drogë të sekuestruar në vlerë prej rreth 6 milionë eurove në tregun e zi, pjesa më e madhe marihuanë, por gjithsesi edhe heroinë, kokainë, amfetaminë, hashash dhe rreth 20 tonelata prekursorë të ndryshëm, pjesa më e madhe nga parandalimi i transporteve ndërkombëtare”, deklaroi Spasovski.

Sipas tij, janë asgjësuar 12 grupe kriminale të organizuara me 51 pjesëtar, pas zbulimit të mbi 700 vepra penale, për çka janë denoncuar rreth 800 kryerës. Spasovski gjithashtu raportoi që në shtatë raste subjektet juridike kanë keqpërdorur licencën e prodhimit të kanabisit mjekësor.

“Si rezultat i kësaj vetëm në një ditë në rajonin e SPB Tetovë janë arrestuar 30 persona për shkak të dyshimit për tregti ilegale me drogë”, rikujtoi Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button