Chelsea “mbret” në merkaton e Janarit

Larg nga vendi i parë, por një faktor kryesor në merkato. Chelsea duket e pangopur në merkaton e Janarit, me Blutë e Londrës që deri më tani kanë nënshkruar me 5 futbollistë, raporton Klan.

Synimi është ngjitja në tabelën e renditjes dhe për këtë shkak presidenca dhe drejtuesit kanë futur dorën në xhep duke shpenzuar pa fund. Në transferimet e deritanishme janë shpenzuar 173 milionë euro, shifër e konsiderueshme për të minimizuar diferencat me Arsenalin kryesues.

Blutë qëndrojnë në vendin e 10-të me 19 më pak se skuadra tjetër e Londrës, me Todd Boehly që ka shpenzuar rreth gjysmë miliard euro në tetë muaj presidencë. Badiashile firmosi për 38 milionë euro nga Monaco, duke zënë direkt vendin e titullarit në dëm të Koulibaly, teksa keq e nisi debutimin në skuadër Joao Felix, i kuq që në ndeshjen e parë ndaj Fulham.

Rreth 100 milionë euro u investuan te Mudryk, që sipas të gjithë gjasave do e nis titullarë në urdhërat e Potter, ndërkaq për Fofana nga Malmo minutat erdhën në ndeshjen ndaj Manchester City dhe gradualisht do tentojë të marrë një vend titullari. Ende në pritje ndodhet Andrey Santos, i marrë për 20 milionë euro nga Vasco da Gama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button