MASh: Gjysmëvjetorin e dytë shkollat të përdorin energjinë e subvencionuar 

Duke pasur parasysh se disa nga shkollat ​​publike fillore dhe të mesme ende nuk e kanë shfrytëzuar avantazhin e furnizimit me energji elektrike të subvencionuar, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ju bën thirrje udhëheqësive të institucioneve arsimore dhe komunave si themelues të tyre ta realizojnë këtë mundësi, transmeton Portalb.mk.

Me këtë, thonë nga ministria shkollat ​​do të ulin shpenzimet e energjisë elektrike dhe do të mundësohet realizimi i pandërprerë i mësimit  me prezencë fizike deri në përfundimin e vitit shkollor.

“Përgjegjësia e të gjitha palëve të interesuar në realizimin e procesit edukativo-arsimor kontribuon  për cilësi më të lartë në arsim”, thonë nga Ministria.

Nga atje rikujtuan se viti shkollor me vendim të Qeverisë vazhdon më 23 në vend të 18 janarit, me prezencë fizike për të gjithë nxënësit.

Pushimi dimëror sipas tyre u zgjat me arsyetimin për të mbrojtur shëndetin e nxënësve dhe për të kursyer energjinë elektrike për ngrohje.

Kujtojmë që MASh në nëntor njoftoi se gjithsej 366 shkolla fillore komunale dhe 109 shkolla të mesme publike marrin mbështetje nga shteti për funksionim normal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button