Këto janë vendimet e seancës së sotme të Qeverisë së RMV-së

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se në seancën e sotme të 119-të kanë miratuar disa vendime, gjegjësisht që shkolla e vjetër Lubojno të revitalizohet në Qendër për Promovimin e Gjuhës Maqedonase, është shkarkuar drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, është emëruar drejtoresha e Shërbimit Pedagogjik dhe është pranuar teksti i harmonizuar i Marrëveshjes për Bashkëpunim me Izraelin në fushën e komunikimeve elektronike, njofton Portalb.mk.

Në kumtesë thuhet se Qeveria shqyrtoi Informacionin për përpilimin e Projektit për rindërtimin dhe rivitalizimin e shkollës së vjetër “Dimitar Vllahov” në fshatin Lubojno dhe përshtatjen e saj në Qendër për promovimin e gjuhës maqedonase.

“Duke marrë parasysh vlerat e shkollës së vjetër “Dimitar Vllahov” në fshatin Lubojno, institucioni kompetent IN Enti për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore dhe Muzeut – Manastir, siç njoftuan nga Ministria e Kulturës, nis procedurë për rindërtimin dhe rivitalizimin e tij si Qendër për promovimin e gjuhës maqedonase. Ngarkohet Ministria e Kulturës për të ndërmarrë veprimet e mëtejshme në lidhje me përshtatjen e shkollës “Dimitar Vllahov” në Lubojno, në Qendër për Promovimin e Gjuhës Maqedonase”, thonë nga Qeveria.

Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi edhe vendimit për kuadrin.

“Marjan Spasovski është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Drejtorisë  për Ekzekutim të Sanksioneve. Qeveria për drejtoreshë të Shërbimit Pedagogjik emëroi Vangelija Velevën, pas një shpalljeje publike të hapur më parë në të cilën Veleva ishte  kandidatja e vetme  e regjistruar në mënyrë të rregullt”, shtojnë nga Qeveria.

Qeveria në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, për negociatat e zhvilluara të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit, për  bashkëpunim në fushën e komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare dhe shqyrtoi dhe pranoi tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes.

“Autorizohet ministri Admirim Aliti që në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të nënshkruajë Marrëveshjen. Vendosja e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit për bashkëpunim në fushën e komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare, siç sqarohet nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, është me qëllim të promovimit të shkëmbimeve tregtare dhe teknike, si nga aspekti ekonomik dhe social, ashtu edhe në drejtim të thellimit të lidhjeve të ndërsjella për modernizimin e rrjeteve të komunikimit elektronik”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button